1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e Kosovës sfidë e madhe për Slloveninë

27 Dhjetor 2007

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe problemi i keqtrajtimit dhe i vrasjes së fëmijëve dhe të miturve në Gjermani.

https://p.dw.com/p/CgWv
Logoja e Sllovenisë si presidente e BE-sëFotografi: picture-alliance/ dpa
Në lidhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës gazeta "Volksstimme" (Magdeburg) shkruan: "Parlamenti në Beograd e theksoi edhe një herë pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe iu kanos shteteve që do ta njihnin pavarësinë e shpallur prej Prishtinës me rishqyrtim të marrëdhënive dypalëshe. Një gjë e tillë e vë Slloveninë, e cila merr më 1 janar 2008 presidencën e radhës të BE-së, përpara një sfide të madhe. Ndarja e Sllovenisë prej ish-Jugosllavisë në vitin 1990 shënoi edhe fillimin e shpërbërjes së përgjakshme të shtetit shumëkombësh jugosllav. Në fund të këtoj procesi kemi pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës nën kujdestarinë e BE-së. Për Slloveninë dhe për të gjithë BE-në duhet të ketë prioritetin më të lartë formësimi sa më paqësor i këtij procesi transformimi."
Temë tjetër e gazetave gjermane është keqtrajtimi dhe i vrasja e fëmijëve dhe e të miturve, pas lajmit për një nënë e cila kishte vrarë gjatë ditëve të Krishlindjeve dy fëmijët e saj. Në këtë kontekst janë shtuar zërat që kërkojnë prej shtetit masa më të forta në mbrojtje të fëmijëve. "Schwäbische Zeitung" shkruan:
"Reagimet e shoqërisë dhe të politikës bëjnë edhe një herë të qartë se sa e gabuar është ideja se politika mund të bëjë atë që familjet dhe shoqëria nuk e bëjnë dot. Por edhe politika nga ana e saj ushqen idenë se shteti nuk është krejtësisht i pafuqishëm ndaj rasteve kur numri i njerëzve që dështojnë si edukatorë, prindër apo dëshmitarë frikacakë aktesh dhune është në rritje."
"Darmstädter Echo" vëren: "Shteti nuk është në gjendje që t'i shmangë të gjitha rastet e keqtrajtimit të fëmijëve dhe të miturve apo t'i kthejë në rrugë të mbarë prindërit e mbingarkuar me këtë rol. Megjithatë koordinimi i punës së përbashkët të mamive, të mjekve dhe të policisë është i domosdoshëm. Fjala është për krijimin e një sistemi parandalues, i cili mund të realizohet vërtet kollaj, në rast se vajtja e përditshme e fëmijëve në kopshte bëhet një gjë e zakonshme. Në këtë mënyrë është e mundur që t'i konstatosh dhe t'i parandalosh rastet kur prindërit e papërgjegjshëm shpërdorojnë dhe keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Për këtë janë të domosdoshme ligje të reja."
"Braunschweiger Zeitung" shkruan:
"Në raste të caktuara është e drejtë që prindërve t'u hiqet e drejta e kujdestarisë ndaj fëmijëve të tyre, sepse shteti dhe të gjithë ne e kemi për detyrë t'i mbrojmë fëmijët. Vërtet që në raste të tilla pranohet edhe dështimi i shoqërisë dhe i shtetit, por problemi është se shoqëria është bërë tepër e ftohtë dhe në të gjenden edhe prindër të tillë që kur nuk u shkojnë punët mirë e konsiderojnë fëmijën si barrë, apo edhe më keq si shkak të të gjitha të këqiave." CSCO_seppuku();if(!window.onresize || 'undefined' == typeof(window.onresize.nTop))\{var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(csco_tb);CSCO_seppuku();\}