1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështje të vjetra dhe lule të reja stili tek Putini

Juri Resheto18 Dhjetor 2015

Çdo vit presidenti rus Vladimir Putin del para qindra gazetarëve në konferencën e tij vjetore për shtyp. Ajo e vitit 2015 ishte një terapi qetësuese me pak shprehje të forta, mendon Juri Resheto

https://p.dw.com/p/1HPQz
Fotografi: Reuters/S. Karpukhin

"Putin Bingo 2015" kështu quhet një lojë gazmore që shkarkova me një nga kolegët e mi nga interneti. 25 shprehje të përdorura shpesh nga Presidenti rus për t'u kryqëzuar. Ndër to tre më të shpeshtat "kohë të vështira", "partnerët tanë nuk janë mjaft të mprehtë" dhe "këtë do ta kontrolloj personalisht".

Çdo gjë më keq se vitin e kaluar

Edhe këtë vit anekdota ishte që në fillim. Presidenti rus njihet për atë që mesazhet e rëndësishme, por të pakëndshme i maskon në përralla, proverba ose paragone. Fjala ishte për ekonominë dhe vlerësimin e Putinit për situatën. "Vitin e kaluar ne mendonim," tha mutatis mutandis presidenti: "se jemi duke përjetuar kohë të vështira. Këtë vit e dimë, ato ishin kohë të mira." Kjo do të thotë, se: "mund të bëhet edhe më keq" sidomos tani! Kjo ishte në thelb përgjigja më e ndershme e Putinit gjatë gjithë shfaqjes triorëshe. Çfarë pasoi ishte vetëm qetësues i pastër.

Juri Resheto
Fotografi: DW/J. Rescheto

Shifrat dhe statistikat për të produktin e brendshëm bruto rus, që Putini i recitoi pothuajse gjysmë ore, duhet të provonin që situata nuk është aq e keqe. E njëjta gjë vlente edhe për të gjitha çështjet e brendshme - nga pagesa e pensioneve deri në skandalin e korrupsionit që përfshin Prokurorin e Përgjithshëm dhe vrasjen e Nemtsovit: autoritetet do të hetojë çdo gjë me kujdes dhe nuk do të ketë vend për spekulime. Faleminderit për pyetjen e mirë! Një ritual që shpreh shqetësimin se ndikimi i mediave besnike të shtetit nuk mund të mjaftueshme për manipulimin e opinionit publik dhe se situata në vend und të dalë jashtë kontrollit. Prandaj më mirë t'i qetësojmë, këtu dhe tani.

Agresiv në drejtim të Turqisë, i relaksuar në drejtim të SHBA-së

Përgjigja e Putinit ndaj katër pyetjeve në lidhje me Turqinë ('thikë në shpinë "nga loja jonë bingo) tregoi se Kremlini dëshiron të vazhdojë të legjitimojë pushtetin e tij ushtarako-patriotik dhe se sistemi i tij i mbrojtjes funksionon më së miri. Ne nuk duam të bashkëpunojmë me qeverinë aktuale të Turqisë. Fjalët e Putinit "Unë nuk shoh ndonjë perspektivë" (Bingo!) do të thonë se konflikti do të zgjasë gjatë. Dhe: nëse Turqia do t'i lëpijë SHBA-së "pjesë të caktuara të trupit" ... hopala! Një burrë shteti nuk e thotë diçka të tillë. Po Putini po. Megjithatë, ai nuk e di nëse Shtetet e Bashkuara do të kenë me të vërtetë nevojë për këtë.

Meqe ishte fjala për SHBA: shefi i Kremlinit ishte kësaj here tepër i përmbajtur me kritikat e tij. Ky ishte vazhdimi i retorikës së tij të re kundrejt Uashingtonit që prej fjalimit të tij për kombin dy javë më parë. Ai është dakord me Obamën. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë në çështjen e Sirisë, veçanërisht për një zgjidhje politike. I vetmi problem: presidenti Assad. Të paktën sot Putini deklaroi: nuk duam t'i "imponojmë vullnetin e vet" popullit sirian.

Pas tri orësh, një nga kolegët thirri "Bingo!" Klishetë e vjetra u mbaruan. Ca të reja u shtuan. Vladimir Putini i mbeti vetes besnik. Kjo ishte.