1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030611 Energiewende Deutschland

7 Qershor 2011

A do arrijë Gjermania të heqë dorë nga energjia atomike brenda një dekade? Politikanët flasin për një "operacion zemre" në ekonominë e katërt më të fuqishme të botës. Qeveria gjermane ndodhet para disa problemeve.

https://p.dw.com/p/11VPE
Qeveria gjermane kërkon edhe aprovimin e opozitës
Qeveria gjermane kërkon edhe aprovimin e opozitësFotografi: dpa - Bildfunk

Gjermania kërkon që deri në vitin 2022 të realizojë strukturë energjetike pa energji atomike, me çmime sociale energjie, pa rrezikuar aftësinë konkuruese të ekonomisë dhe duke respektuar objektivat për mbrojtjen e klimës, si dhe pa u kthyer në vend ku ikin dritat. Atyre që shprehin dyshime nëse kjo është e mundur të realizohet, i kthen përgjigje shefi i "Komisionit të etikës për furnizimin e sigurt me energji", të emëruar nga qeveria, Klaus Töpfer, ish-shefi i programit për ambientin të KB: "E rëndësishme është që vendimi është marë dhe që ai nuk vihet në pikëpyetje. Përndryshe, bie menjëherë në profecira që realizohen vetë. Nëse nuk besoj se mund të arrihet, atëherë ajo nuk arrihet."

Merkel në konferencën e shtypit
Merkel në konferencën e shtypitFotografi: AP

Në të njëjtën mënyrë shpreh vendosmërinë në kthesën që ka marrë edhe qeveria e kristiandemokratëve dhe liberalëve, deri tani pro energjisë atomike. Ajo do të donte që ligjet për shkëputjen nga energjia atomike të aprovoheshin nga parlamenti para pushimeve të verës, dhe që kjo të bëhej në konsensus me opozitën. Gjermanëve, pionerë të largimit nga energjia atomike, kancelarja Angela Merkel i premton mirëqënie dhe zhvillim ekonomik: "Duke qenë komb i madh industrial, ne jemi në gjendje të arrijmë një kthesë të tillë drejt energjive më eficiente dhe të rinovueshme, me të gjitha shanset që lidhen me të për eksportet, zhvillimin, teknologjinë, vendet e punës."

Disa politikanë në kampin qeveritar bëjnë thirrje për "përpjekje kombëtare", të ngjashme me ato të bëra për bashkimin gjerman. Në princip edhe opozita është për largimin nga energjia atomike, por Të gjelbërit dhe Të majtët, duan ta realizojnë atë para vitit 2022. Partitë opozitare duan që largimi nga energjia atomike të jetë i pakthyeshëm, sepse ata nuk i besojnë koalicionit qeveritar.

Demostrata kundër energjisë atomike
Demostrata kundër energjisë atomikeFotografi: picture-alliance/dpa

Kryetari i Të gjelbërve, Cem Özdemir, kritikon se qeveria do i lejojë pjesën më të madhe të centraleve elekrtike deri në datën e largimit nga energjia atomike: “Unë nuk i zë besë atyre, dhe druaj se do të thonë: Tani kemi një problem, ne nuk jemi në gjendje të mbyllim menjëherë kaq shumë centrale atomike, kështu që duhet të kthehemi mbrapsht. Kush kërkon që të arrijë largimin e besueshëm nga energjia atomike, ai duhet të bëjë të gjitha hapat një pas një, me synime të qarta vjetore, me datë të qartë përfundimtare pa prapaskena."

Të gjelbërit dhe socialdemokratët kërkojnë plane të sakta kohore për mbylljen e çdo reaktori. Të majtët kërkojnë madje që heqja dorë nga energjia atomike të ankorohet edhe në kushtetutë. Kërkesa nuk ka vetëm opozita. Një koncern i madh energjetik, Eon, ka njoftuar tashmë paditë për dëmshpërblim në nivelin e miliardave, koncernet e tjera do të pasojnë.

Zemërim vjen edhe nga iniciativat qytetare. Sepse ngritja e sistemeve të energjisë së erës kërkon ndërtimin e rrugëve të reja të rrymës, të cilat do të kalojnë nëpër rivierat dhe pyjet e mëdha, dhe kërkush nuk dëshiron t`i ketë ato afër. Disa lande federale druhen se do të humbasë sovraniteti i tyre në planifikim. Si dikur për "ndërtimin e lindjes", edhe tani qeveria kërkon të nxjerrë rregulla të veçanta, që do të përshpejtojnë proceset e marrjes së lejes.

Shefi i "Komisionit të etikës për furnizimin e sigurt me energji", të emëruar nga qeveria, Klaus Töpfer
Shefi i "Komisionit të etikës për furnizimin e sigurt me energji", të emëruar nga qeveria, Klaus TöpferFotografi: dapd

Edhe pyetjes sa do të shtrenjtohet energjia në Gjermani në të ardhmen, kërkush nuk i përgjigjet në mënyrë të besueshme. Deri tani është folur për rritje të ulëta çmimesh për qytetarët. Firmat që konsumojnë shumë energji, qeveria kërkon t`i ndihmojë me gjysmë miliardë euro, shumë për të cilën disa mendojnë se është e vogël.

Më interesantja është pyetja nëse furnizimi me energji i ekonomisë së katërt më të fuqishme të botës, do të ketë edhe në të ardhmen bazë stabile. Kancelarja Merkel, i trembet pasojave që mund të ketë një shpërbërje e sistemit të furnizimit me energji.

Autor: Bernd Gräßler/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj