1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070910 Deutschlands Nachbarn lang

10 Shtator 2010

Si e shohin njerëzit në vendet fqinje me Gjermaninë sot ribashkimin. Shkencëtarë dhe autorë në këto vende mendojnë: Shumë frikëra të vjetra nuk ekzistojnë më - Gjermania është pranuar.

https://p.dw.com/p/P8tU
Fotografi: DW

Rezerva kundër ribashkimit ka patur shumë tek shtetet fqinje evropianoperëndimore në pranverën 1990. A do të mbetej Gjermania paqësore dhe modeste Gjermania, që po zmadhohej, e integruar në mënyrë të vendosur në Bashkësinë Evropiane dhe në NATO? Politologu hollandez Frieso Wielanga kujton atmosferën në Hollandë para 20 vjetësh.

"Disi ambivalente, kishte pasiguri edhe pak kritikë. Kishte edhe pak frikëra se Gjermania tani do të bëhej shumë më e fortë e shumë më e madhe. Por nuk mund të thuash se hollandezët e kanë patur të vështirë të shkëputen nga ndarja e Gjermanisë. Kjo jo."

Ribashkimi i Gjermanisë presupozon unitetin evropian

Bildgalerie Helmut Kohl und Mitterand
Kancelari Helmut Kohl përshëndetet nga Presidenti francez Francois Mitterand në Strasburg 1989Fotografi: AP

Kancelari Helmut Kohl u desh të bindte kryeministren britanike Margaret Thatcher dhe presidentin francez Francois Mitterand me koncesione politike, angazhime financiare dhe pranimin e monedhës së përbashkët euro për ribashkimin. Mesazhi kryesor i Kohlit:

"Gjermania e bashkuar nuk do kthim te Evropa e djeshme. Rivalitetet dhe nacionalizmat e vjetra nuk duhet të rigjallërohen"

Ky mesazh u kuptua siç duhet në vendin fqinj Belgjikë dhe në BE. Gjermania u angazhua pa ndërprerë për pranimin e ish vendeve të bllokut lindor dhe të gjitha vendeve të Ballkanit në BE. Politologu francez Alfred Grosser thotë, se sot askush më në Francë nuk ka frikë nga Gjermania, aleati më i rëndësishëm në Evropë. "Ndjenjat ndaj Gjermanisë janë normalizuar si nuk ka ndodhur në Angli, apo në SHBA. Me disa përjashtime anketimet tregojnë ata janë miq të mirë. Është e natyrshme, që janë bashkuar përsëri."

Polonia dhe Çekia

Pas njohjes së linjës Oder-Neisse si kufirin lindor gjerman dhe heqjes dorë nga të gjitha kërkesat në vitet 90-të u zbut edhe raporti me fqinjine madh në lindje, Poloninë. Ambasadori i atëhershëm polak në Gjermani, Januz Reiter, bën sot një bilanc.

Autor Andrzej Stasiuk
Shkrimtari polak Andrzej StasiukFotografi: picture alliance/dpa

"Madhësia e Gjermanisë nuk është sot arsye që fqinjët të kenë frikë."

Shkrimtari polak Andrzej Stasiuk beson megjithatë, se shumë nga bashkëkombasit e tij vazhdojnë të kenë mosbesim ndaj Gjermanisë për shkak të krimeve në Luftën e dytë Botërore. Ata admirojnë kapacitetin ekonomik të Gjermanisë së ribashkuar dhe shfrytëzojnë mundësitë, për të punuar vetë atje. Por Gjermania nuk është një vend, ku një polak ka dëshirë të kalojë pushimet. Në Gjermani nuk shkohet për qejf, thotë Stasiuk. Në Çeki mosbesimi ndaj Gjermanisë ka rënë gjithashtu në fund të viteve 90-të, pasi qeveritë e dy të vendeve përmes një deklarate të përbashkët zgjidhën mosmarrëveshjen për krimet gjatë dhe pas luftës. Politologu nga Praga Richard Schuster:

der Politologe Robert Schuster aus Prag
Politologu Robert Schuster nga PragaFotografi: DW

"Nuk je më në konkurrencë dhe i armiqësuar, por anëtar i një bashkësie, BE-së. Dhe anëtar në NATO. Ky aspekt i politikës së sigurisë nuk duhet nënvlerësuar. Përndryshe kjo është edhe një çështje brezi, që do të thotë se brezi më i ri, që ka patur mundësi që të shkojë në Gjermani, të studjojë atje, të takojë gjermanë të rinj, ka natyrisht një përshtypje krejt tjetër për gjermanët se brezi 50 + X, të cilët i shohin akoma gjermanët si rrezik apo thjesht si armik."

Në Bruksel në BE Gjermania ka marrë ndërkohë një rol drejtues, sepse është kontribuesi më i madh financiar dhe kryen rol ndërmjetësuesi në mes shteteve të mëdha dhe të vogla anëtare. Pa kancelaren gjermane Angela Merkel nuk do të kishin qenë të mundura marrëveshja për buxhetin financiar, marrëveshja e Lisbonës dhe ombrela e shpëtimit për euron. Sipas një anketimi të BBC gjermanët janë më të pranuar nga fqinjët, nga sa mendojnë ata vetë. Askush nuk bën më dallim ndërmjet ossi (gjermanolindorëve) dhe wessi (gjermanoperëndimorëve).

Roli pozitiv i kampionatit të futbollit

Deutsche Fußballfans in Hamburg WM 2010
Tifozë të futbollit me 13 qershor 2010 në BerlinFotografi: AP

Para së gjithash kampionati botëror i futbollit 2006 ka ndikuar në krijimin e një imazhi pozitiv për Gjermaninë, thotë shkrimtari danez, Knud Romer.

"Natyrisht danezët, si shumica e poujve të Evropës i mbanin gjermanët për shumë, shumë vite pas luftës fajtorë. Por ndryshimi i madh, më duket mua, ka qenë në kampionatin botëror të futbollit 2006. Aty vura re për herë të parë: Lufta nuk ekziston më, s'ka mbetur gjë më, është e kaluar. Dhe danezët ishin për gjermanët."

Që pikërisht një gjermane fitoi në vitin e 20-të të ribashkimit të Gjermanisë festivalin Eurovision Song Contest, shumë studjues të kulturës e shohin si shenjë se Gjermania është po aq normale, apo po aq e marrë, sa edhe çdo komb tjetër evropian. Fituesja Lena Meyer-Landhut me këngën e saj me titull "Satellite" është dëshmia përfundimtare, që fqinjët e pranojnë Gjermaninë.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Angjelina Verbica