1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Karl për Herman van Rompuy

Bernd Riegert/Pandeli Pani28 Maj 2014

Herman van Rompuy do të largohet në fund të nëntorit nga skena politike me një shpërblim për angazhimin e tij në Evropë, Çmimin Karl.

https://p.dw.com/p/1C7hs
Herman Van Rompuy
Fotografi: DW/B. Riegert

Pas pesë vjetësh si President i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy do të largohet në fund të nëntorit nga skena politike. Të enjten (29.05) ai do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Karl i qytetit të Ahenit. Herman van Rompuy e sheh këtë si një shpërblim për angazhimin e tij në Evropë për të shpëtuar euron. " Unë jam shumë krenar për këtë çmim, sepse njerou që më ka shërbyer shembull në politikën belge, Leo Tindemans, u nderua me këtë çmim në vitin 1976. Unë isha asokohe asistent i tij. Prandaj jam edhe mjaft i emocionuar, sepse edhe në këtë aspekt jam si të thuash pasardhës i tij." - tha van Rompuy për Deutsche Wellen.

Nga ish-kryeministri belg Tindemans, van Rompuy mësoi t'u qëndrojë gjithmonë besnik bindjeve të veta demokristiane, të rrënjosura në besimin katolik. Çmimin e Karlit van Rompuy e sheh si kurorëzimin e karrierës së tij. Çmimi tjetër të madh Çmimi Nobel për Paqes që ia dha BE-së në vitin 2012 ai nuk sheh si meritë të tijën individuale: "Kurrë nuk e kisha menduar se do të ngjitesha ndonjëherë në skenën e Oslos për të marrë Çmimin Nobel. Por është e qartë që me këtë çmim u nderuan në të vërtetë brezi para nesh, sepse ai ndërtoi Evropën si projekt paqeje."

Shkrime për brezat

"Ne jemi të pazëvendësueshëm, deri sa na zëvendësojnë" - thotë Herman Van Rompuy. Atij i pëlqen që të shprehet me fraza të shkurtra. Prandaj ai shkruan me qejf haikus, poezi japoneze të përbëra nga vetëm 17 rrokje. Ai shkruan në flemisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht dhe madje edhe në gjuhën latine. Përveç poezive, Herman van Rompuy ka shkruar në karrierën e tij të gjatë politike edhe dhjetë libra . "Unë jam mësuar të shkuaj. Unë mendoj se është e nevojshme që të komunikojmë."

Obama in Brüssel 26.03.2014 USA EU Gipfel
Fotografi: Reuters

Ai duket tip i tërhequr dhe nuk i pëlqen të mbajë fjalime të mëdha. Në konferencat e shtypit me të fuqishmit e kësaj bote, si për shembull me presidentin e SHBA-së në muajin mars në Bruksel, ai dukej i pasigurt dhe e lexoi fjalimin nga letra. Herman van Rompuy preferon më mirë të shkruajë: "Është më mirë që të përgatisësh versionin tënd para se të fillosh një udhëtim, se sa ta lësh këtë në dorë të të tjerëve. Të paktën kur e përgatit vetë je i sigurt se ky është versioni i saktë," tha ai duke buzëqeshur gjatë prezantimit të librit të tij të fundit.

Më në fund i lirë?

Unë s'e kam bërë çdo gjë në rregull dhe nuk mund të them, se do t'i bëja të gjitha përsëri ashtu si i kam bërë, ky është bilanci që nxjerr Herman van Rompuy pak para përfundimit të mandatit të tij. "Siç thotë Bibla, për çdo gjë ka një kohë. Koha ime në politikë do të mbarojë në fund të nëntorit. Pas kësaj do të jam një njeri i lirë. Por unë nuk do të veproj si një njeri i lirë, por do të vazhdoj të veproj me përgjegjësi."

Lirinë Herman van Rompuy do ta shijojë duke mos të mbajtur më kravatë e tij, duke veshur xhaketën e lëkurës dhe duke luajtur më shumë me nipërit e mbesat. Por puna për ta bërë Evropën nuk ka mbaruar. Fundi është vetëm vdekja, thotë Hermann Van Rompuy. "A kanë mbaruar problemet? Jo, absolutisht jo. Problemet kurrë nuk do të mbarojnë. Ne jetojmë në një botë ku është i nevojshëm ndryshimi i vazhdueshëm. Ne duhet t'u përshtatetimi vazhdimisht konkurrentëve në Evropë dhe në botë." Forca ekonomike, aftësia për konkurrencë dhe vendet e punës duhen shtuar gjithmonë, thotë van Rumpoy. "Kjo është një detyrë e përjetshme për të gjithë udhëheqësit në çdo vend dhe madje edhe në Evropë."