1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nobeli 2013 në ekonomi për tre amerikanë

wl/as (dpa, afp, rtr) / Vilma Filaj-Ballvora14 Tetor 2013

Sërish amerikanët janë fitues të Çmimit Nobel të Paqes. Studiuesit e shkencave ekonomike Lars Peter Hansen, Eugene Fama dhe Robert Shiller nderohen me Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2013.

https://p.dw.com/p/19zEl
Fotografi: Jonathan Nackstrand/AFP/Getty Images

Tre studiuesit nga SHBA-ja, Lars Peter Hansen, Eugene Fama dhe Robert Shiller vlerësohen sivjet si nobelistë në fushën e ekonomisë. Të tre profesorët vlerësohen për analizën empirike të tyre mbi kurset e aksioneve në bursë, njoftoi Akademia mbretërore e Shkencave në Stokholm.

Çmimi për shkencëtarët në fushën e ekonomisë nuk bën pjesë në grupin e çmimeve klasikë Nobel, sepse kjo kategori nuk është e përfshirë në testamentin e themeluesit të fondacionit Alfred Nobel. Çmimi Nobel në ekonomi jepet nga Reichsbank e Stokholimit "në përkujtim" të Alfred Nobel që nga viti 1969.

Çmimi Nobel në ekonomi jepet nga Reichsbank e Stokholimit
Çmimi Nobel në ekonomi jepet nga Reichsbank e StokholimitFotografi: Jonathan Nackstrand/AFP/Getty Images

Që nga ajo kohë Akademia mbretërore e Shkencave në Suedi ka vlerësuar kryesisht ekonomistë nga SHBA-ja më këtë çmim. Ndër të vlerësuesit me nobel në ekonomi deri më sot ka qenë vetëm një grua, studiueses nga SHBA-ja Elinor Ostrom iu akordua çmimi i vitit 2009. Reinhard Selten, është deri tani i vetmi gjerman i nderuar me nobel në ekonomi në vitin 1994.

Me dhëniën e Çmimit Nobel në ekonomi mbyllet shpallja e nobelistëve të vitit, ndërsa ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe të çmimeve organizohet tradicionalisht më 10 dhjetor ditën e vdekjes së Alfred Nobelit(1833-1896).