1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Media

60-vjetori i Këshillit të Shtypit në Gjermani

Sabrina Pabst
20 Nëntor 2016

Pas 60-vitesh përvojë me Këshillin e Shtypit në Gjermani, tani po fiton gjithnjë e më shumë terren vetëkontrolli i padetyruar në gazetari. Por jo të gjithëve u pëlqen instanca e vetëkontrollit.

https://p.dw.com/p/2SwdW
Symbolbild Presse in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Gerten

„A u futën ata në grackën e vdekjes?", pyet një gazetë javore. Nën titullin një seri me fotografi, ku shihen të rinj nga Mynihu. Në faqen online për këtë thuhet: "Këta janë viktimat e atentatit amok të Mynihut” – Si pamjet e viktimave ashtu edhe të autorit dallohen qartë:

Qershor 2016: një pamje tregon një maune. Xhami parësor i shpuar nga plumbat. Në asfalt sheh të shtrira kufomat. A u shkelën këtu kufijtë e raportimit për qëllime sensacioni? A nuk denigrohen njerëzit në këto foto në objekte?

Përmbajtje ekskluzive në situata ekstreme

Në raportimin për raste katastrofash si në atentatin amok të Mynihut apo terrorin në Nicë shtohet rreziku i shkeljes së normave. Presioni i aktualitetit në media është i madh, kjo ndodhi edhe pas rrëzimit të avionit Germanwings: Në media qarkulloi një foto e pilotit që e komandoi avionin drejt shkatërrimit në male. Gazetat e publikojnë atë, gazetarët bëjnë roje para shtëpisë së të dashurës së tij. Më pas bëhet e qartë: Nuk ishte ky pilot, autori i rrëzimit të avionit. Kritikat vijojnë me breshëri: 430 ankime regjistron Këshilli Gjerman i Shtypit.

Mes përditshmërisë dhe sensacionit

Këshilli Gjerman i Shtypit analizon prej 60 vjetësh etikën profesionale të gazetarëve. Planet e Ministrisë së Punëve të Brendshme nën kancelarin Konrad Adenauer janë për një ligj federal të shtypit. Por shpejt me këtë u asociua komandimi i shtypit në kohën e nacional-socializmit dhe cenzura. Pesë botues gazetash dhe 5 gazetarë ndërmorën iniciativën:  Për vetëkontrollin e padetyruar ata krijuan më 20 nëntor 1956 Këshillin Gjerman të Shtypit –sipas modelit të "Press Council”-it britanik. 17 vite më pas krijohet kodi i shtypit. Bëhet fjalë për mbrojtjen e personalitetit, ndarjen e reklamës nga puna redaksionale, mbrojtjen nga diskriminimi. Ky kod vlen vetëm për shtypin dhe mediat online. Mediat televizive e radio përjashtohen. Por që nga themelimi i tij para 60 vjetësh bota e mediave ka ndryshuar.

Mbrojtja e të drejtave të personalitetit

Tre komisione ankimore mblidhen 4 herë në vit. Sanksionimi më i ashpër është qortimi publik, sa kohë që vërehen shkelje të rregulloreve të kodit të shtypit. Si në rastin e atentatit amok në Mynih, ku komisioni kritikoi fotot e publikuara, "të cilat u publikuan pa lejen e familjarëve të viktimave”. Disa viktima ishin minorenë, një shkelje e rëndë e kodit, sipas të cilit mbrohet në mënyrë të veçantë identiteti i viktimave. "Jo çdo gjë që është në dispozicion në mediat sociale mund të përdoret pa kufizim”, kritikuan anëtarët e komisionit. "Vetëprezantimi, p.sh. në një faqe profili në Facebook nuk do të thotë patjetër opinion mediatik”, tha kryetarja e komisionit, Katrin Saft.

Po me fotot e Nicës? Komisioni këtu gjykon ndryshe: Bëhet fjalë për pamje shokuese, por njerëzit nuk denigrohen në objekte apo nuk shkelen të drejtat e personalitetit.”

Opinioni publik mund të "ndëshkojë” gabimet

Asnjë gazetë apo faqe online nuk është e detyruar të publikojë qortimet. Kritikët thonë se organit të vetëkontrollit i mungon me këtë fuqia. Këshilli Gjerman i Shtypit duhet të punojë më shumë me opinionin, mendon profesori i gazetarisë në Universitetin e Dortmundit, Horst Pöttker. Për Deutsche Welle-n ai thotë se sanksionet mund të vijnë në këtë mënyrë edhe nga vetë opinioni, duke mos u klikuar apo mos blerë media të tilla.

Deutschland Horst Pöttker NEU
Prof. Horst PöttkerFotografi: Universität Dortmund

Debat publik për etikën gazetareske

Debati për gazetarinë dhe etikën zhvillohet edhe në mediat sociale, aty ku gjithkush publikon mendimin e tij. Jo vetëm lexues e shikues, por edhe gazetarët diskutojnë çështje të etikës gazetareske. Privatja dhe publikja përzihen. Profesori i gazetarisë, Pöttker thekson se është e rëndësishme transportimi i etikës profesionale në rrjetet sociale. "Duhet thënë se është e rëndësishme dhe gjëja e duhur që Këshilli i Shtypit kujdeset edhe për këtë fushë”, sepse shteti ka rrezik të zgjerojë kontrollin e tij edhe mbi mediat sociale. Pikërisht për këtë arsye u krijua atëherë edhe Këshilli i Shtypit.

Liria e shtypit nën presion

Gjuha e urrejtjes në mediat sociale, rënia e fitimit, humbja e besueshmërisë: Mediat ndodhen në krizë, jo vetëm në Gjermani. Andrea Nüsse mendon se është e rëndësishme futja e një kodi të tikës. Drejtuesja e referatit "Programi ndërkombëtar për media dhe gazetari” në fondacionin, Friedrich-Naumann mendon se "Këshilli i Shtypit është një model interesant për vende, që gjenden në transformim nga regjimet autoritare drejt një shoqërie demokratike.” Aty duhet që gazetarët të organizohen dhe të vendosin kode të etikës. "Por jo të gjithë gazetarët janë të bindur për një instancë kontrolli. Por vetëkontrolli i padetyruar është një instrument pedagogjik dhe jo ndëshkues”, thotë Nüsse.