1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A ka emër të ri për Maqedoninë?

Fatos Musliu / Shkup15 Korrik 2013

Përfaqësues të partive politike por edhe analistë vlersojnë se emri i propozuar Republika e Epërme e Maqedonisë, është bazë e mirë për të biseduar dhe për t'u zgjidhur kontesti disavjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë.

https://p.dw.com/p/197hr
Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: AP/DW Fotomontage

Në Maqedoni edhe gjatë periudhës së verës po zhvillohet një ofensive diplomatike për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit. Ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe negociues në kontestin e emrit Zoran Jolevski ka deklaruar se Maqedonia po kërkon intensifikimin e bisedimeve sepse situata ”status quo” me integrimin është e pa durueshme. Ai edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e Maqedonisë për përkushtimin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin me të cilin do të ruhej identiteti dhe dinjiteti kombëtar. ”Maqedonia do të vazhdoj të marë pjesë në mënyrë konstruktive ashtu si përherë në këto bisedime për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për të dya palët”, ka deklaruar Jolevski.

Në foto, Zoran Jolevski dhe Mathew Niemitz
Në foto, Zoran Jolevski dhe Mathew NiemitzFotografi: Petr Stojanovski

Republika e Epërme e Maqedonisë - propozim i ri për emrin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Sofje ka deklaruar për herë të parë se ndërmjetsuesi amerikan për kontestin e emrit Matthew Nimetz ka propozuar që Maqedonia të quhet Repubika e Epërme e Maqedonisë. Gjithnjë sipas Ahmetit ky propozim është konkret dhe një bazë për të cilën palët duhet të ulen dhe të bisedojnë. ”Palët mund të jenë më afër zgjidhjes se kur më parë, megjithëse në fazën e ardhshme të bisedimeve duhet ngritur niveli i negociatorëve nga ambasadorë në ekipe që do të kryesoheshin nga kryeministrat e të dy vendeve”, është shpreh Ali Ahmeti.

Në foto, Ali Ahmeti
Në foto, Ali AhmetiFotografi: DW/S.Padori-Klenke

Gruevski: Për emrin do të vendosin qytetarët në referendum

Pas prononcimit të Ahmetit në Sofje ka qenë i menjëhershëm reagimi i Qeverisë së Maqedonisë. Përmes një komunikate ajo sqaroi se debati publik për çështjen e emrit nuk është i nevojshëm. Ky vlersim bazohet në mungesën e përgjigjes pozitive nga pala greke si dhe fushata negative që u bë në Greqi pas propozimit të fundit të Nimicit. Kryministri Gruevski thotë se vendimi për emrin nuk varet as nga politikanët dhe as nga partitë politike por nga referedumi qytetar. ”Fjalën e fundit për çdo ide, propozim apo vendim do ta kenë qytetarët në referendum dhe kjo në asnjë rast nuk do të varet nga vullneti i individëve, politikanëve apo partive politike”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

Në foto, Nikola Gruevski
Në foto, Nikola GruevskiFotografi: MIA

Opozita kritikon politikat e kryeministrit

Socialdemokratët opozitar thonë se është i qartë veprimi asinkronik i partnerëve të koalicionit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit. ”Është e pa logjikshme që kryeministri të hesht për propozimin e Matthew Nimetz, të mos e informoj opinionin dhe opozitën, ndërsa lideri i BDI-së Ahmeti përmbajtjen e propozimit ta kumtojë në Bullgarinë fqinje” , thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në foto, Menduh Thaçi
Në foto, Menduh ThaçiFotografi: DW

Zgjidhja e çështjes së emrit nuk varet aspak nga partia shqiptare në qeveri u shpreh lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi, duke komentuar fushatën lobuese të Ahmetit për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit. ”Asgjë nuk varet nga Ahmeti. Ai vetëm luan një rol të një kapiteni që qëndron në një anije që fundoset. Qeveria e Maqedonisë po fundoset dhe bashkë me të fundoset edhe partia shqiptare në koalicion”, vlerëson Thaçi.

Analistët : Gruevski po dështon në bisedimet për emrin

Lidia Dimova nga Qendra për edukim evropian vlerëson se kryeministri Gruevski në vazhdimësi po dështon në gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit pasi që qasja e tij është plotësisht e gabuar. Gruevski në mënyrë autoritare dëshiron t'i përjashtoj partitë politike por edhe qytetarët nga marrja e një vendimi eventual për çështjen e emrit, thotë Dimovska. ”Politikbërja dhe vendimmarja e Gruevskit është e njohur, ai është autoritar dhe vendimet i merr vet. Është problem me një qeverisje të tillë të zgjidhet një çështje kaq madhore siç është çështja e emrit”, shprehet Lidia Dimova nga Qendra për edukim evropian.

Në foto, Matthew Nimetz
Në foto, Matthew NimetzFotografi: MIA

Profesori i marrëdhënive ndërkombëtare Bekim Kadriu thotë se për tu arritur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit duhet të arihet një kompromis më i gjerë politik brenda shtetit. Në këtë kompromis duhet të përfshihen të gjitha propozimet dhe idetë si të partnerëve të koalicionit qeveritar poashtu edhe të opozitës. Deri më tani sipas profesorit Kadriu , kryeministri Gruevski ka dështuar në transparencën e bisedimeve që po zhvillohen për emrin.

”Që të zgjidhet çështja e emrit duhet të arihet një konsensus politik në nivel të koalicionit qeveritar dhe partive në opozitë. Kjo do të ndihmojë që kur të arrihet marrëveshja me Greqinë dhe kur kjo marrëveshje do të dal në referendum të mos ketë hamendje. Ky konsensus mugon në Maqedoni“, thotë Bekim Kadriu.

Gruevski i dërgon letër Samaras

Kryeministri Gruevski nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga homologu i tij grek Andonis Samaras, lidhur me letrën e dërguar në kryeministrinë greke javën e kaluar. Në këtë letër Gruevski ka kërkuar intensifikimin dhe bisedime të drejtëpërdejta për zgjidhjen e çështjes së emrit. Gruevski është shprehur se vetëm me dialog të intensifikuar në nivel të lartë mes dy shteteve mund të zgjidhet kontesti shumëvjeçar për emrin. “Deri tani nuk kam marrë përgjigje, edhe pse ka kaluar rreth dy javë që kur kam dërguar letrën. Shpresoj se në ditët e ardhshme do të marrë përgjigje pozitive. Nëse ka përgjigje pozitive dhe nëse fillojmë me dialog intensiv, ndoshta ka gjasa që të arrijmë tek zgjidhja”, u shpreh kryeministri Gruevski. Megjithatë sipas tij, pala greke nuk është edhe aq e angazhuar dhe përqëndruar në dialogun me Maqedoninë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në foto, Antonis Samaras
Në foto, Antonis SamarasFotografi: Reuters