1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A ka rrezik për një valë demonstratash kundër të huajve?

Dennis Stute4 Dhjetor 2014

Opinioni publik gjerman po sheh me ankth drejt Dresdenit ku të hënave zhvillohen demonstratat kundër të huajve. Në qytete të tjera ka përpjekje për ta kopjuar këtë model.

https://p.dw.com/p/1DzSJ
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Hiekel

Parrulla dhe slogane si "Jashtë të huajt!" përpiqesh më kot t'i gjesh në demonstratat javore të "Evropianëve patriotë kundër islamizimit të Perëndimit" (Pegida). Në vend të tyre organizatorët po përpiqen për një imazh miqësor: flamujt e Gjermanisë, slogani "Ne jemi populli" dhe zgjedhja e ditës së hënë, pra e ditës kur dikur bëheshin demonstratat që sollën rrëzimin e qeverisë në RDGJ 25 vjet më parë. Parullat e konceptuara në mënyrë profesionale mbeten të paqarta: "Për ruajtjen e kulturës sonë", "Kundër fanatizmit fetar", "Kundër luftërave fetare në tokën gjermane". Organizatorët distancohen prej ekstremizimit të djathtë, flasin për "kulturën hebreo të krishterë të Perëndimi" dhe bëjnë dallim mes fesë islame dhe islamizmit, mes "refugjatëve të luftës" dhe atyre "ekonomikë". E megjithatë të gjithë e dinë se për çfarë është fjala në gjithë këto skena: që islamik do të thotë mysliman dhe refugjat do të thotë refugjat ekonomik - dhe të dyja së bashku janë kodi për të huajt.

PEGIDA Demonstration Dresden
Fotografi: picture-alliance/dpa/Arno Burgi

Ky koncept ka sukses. Në demonstratën e fundit në Dresden morën pjesë sipas të dhënave të policisë 7.500 vetë. Dhe jo vetëm neonazistë apo huliganë, por edhe qytetarë normalë që kanë frikë prej rrezikut difuz të terrorit islamik dhe strehimoreve të reja për azilkëkuesit në lagjet ku ata banojnë.

Ndërkohë edhe në qytete të tjeta ka përpjekje për ta kopjuar konceptin. Rezultatet janë tër ndryshme. Në Chemnitz një demonstratë islamofobike në fund të nëntorit tërhoqi rreth 400 vetë; kundër-demonstrata ishte po aq e madhe. Në Kassel, rreth 80 protestues u ndaluan të hënën e kaluar nga 500 kundërdemonstrues. Përveç grupit "Kagida" nga Kasseli, në Facebook gjen tani edhe grupe nga Boni "Bogida", nga Darmstadti "Dagida" dhe grupe shumtë të tjera. Një adresë në Facebook hapet shpejt, por nëse koncepti i mobilizimit në Dresden mund të kopjohet në mënyrë të lehtë duhet ende kohë për t'u bërë e qartë. Kjo sepse pas demonastratave në Dresden nuk gjenden struktura neonaziste, por njerëz që kanë biznese të vogla apo nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, sikurse sqaron Danilo Starosta i Zyrës Kulturore të Saksonisë.

PEGIDA Demonstration Dresden
Fotografi: picture-alliance/dpa/Matthias Hiekel

Dresdeni jo rastësi

Sipas Andreas Zick, drejtor i Institutit të Bielefeldit për Kërkime ndërdisiplinore për Konfliktet dhe Dhunën, mendon se Dresdeni nuk është rastësi. Aty është krijuar një lëvizje konservatore populsite e djathtë, ndaj së cilës është e vështirë të rpotestosh, sepse ajo nuk është shumë ekstremiste. #v#Sipas tij në Gjermani po pakësohen qëndrimet e qarta ekstremiste të djathta, por vihet re një grup i qëndrueshëm i përbërë nga shtresa e mesme, që është kundër emigracionit dhe ka qëndrime shoviniste. Lëvizja Pegida ka sipas tij potencial për t'u përhapur në të gjithë Gjermaninë, sepse ajo përfaqëson qëndrime ekzistuese.

Test në Dyseldorf

Të hënën e ardhshme do të shihet nëse kjo lëvizje do të ketë pasues për thirrjen që ka bërë për demonstratë në Dyseldorf. Në faqen e Facebook-ut të grupit Dügida janë regjistruar njëmijë vetë dhe sipas raporteve pas grupit Dügida është një avokat, i cili njihet si person me qëndrime tejet të djathta brnda partisë konservatore "Alternativa për Gjermaninë" dhe ka marrë pjesë edhe në një demonstratë të neonazistëve dhe të huliganëve në Hannover. Ndryshe nga Dresden në protestën e Dyseldorfit dhe të qyteteve të tjera duket se janë ekstremistë të organizuar të djathtë ata që luajnë fijet. Sipas studiuesit nga Dyseldorfi, Alexander Häusler, pikërisht ky fakt mund t'i bëjë të ngurrojne shumë pjesëmarrës potencialë. Sipas tij "Një lëvizje që dëshiron të jetë e suksesshme përmes demonizimit të islamizmit, nuk mund të dalë hapur si e lidhur me radikalizimin e djathtë," thotë Häusler. "Ajo duhet të tregohet kise si konservatore dhe serioze."