1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A planifikon Al-Kaida sulme ndaj trenave të shpejtë?

(afp, rtr, dpa)/A Verbica19 Gusht 2013

Sipas një informacioni të shtypit rrjeti terrorist Al-Kaida planifikon sulme ndaj trenave të shpejtë në Europë. Informatat vijnë nga një burim i kontestueshëm.

https://p.dw.com/p/19S37
Bildnummer: 51327080 Datum: 25.03.2004 Copyright: imago/imagebroker ICE in voller Fahrt, Objekte , , Wischeffekt , Dynamik; 2004, Zug, Züge, ICEs, Inter City Express, Intercity, DB, Deutsche Bahn, Schnellzug, Schnellzüge, Schnelligkeit, Geschwindigkeit; , quer, Kbdig, Einzelbild, Transport, , , Deutschland, , Bahn, Verkehr, / Mitzieher, schnell, rasend, rasen, rast
Fotografi: imago/imagebroker

Shërbimi sekret amerikan NSA sipas qarqeve të sigurisë duhet të ketë zbuluar informacione për sulme të planifikuara nga Al-Kaida në Evropë. Këtë e njofton gazeta "Bild" në numrin e saj të sotëm.

Sipas gazetës, NSA "para disa javësh" ka përgjuar një telefonatë në mes drejtuesve të lartë të rrjetit terrorist. Sipas informacioneve të gazetës, në të duhet të jetë bërë fjalë për një seri sulmesh ndaj trenave të shpejtë.

Sabotazh dhe sulme

Sipas informacioneve të ekspertëve të sigurisë ka gjasa të ketë akte sabotazhi në shina dhe në linjat elektrike të tyre, si dhe sulme me lëndë shpërthyese në trasetë apo tunelet e trenave të shpejtë, si dhe sulme me bomba në vetë trenat e shpejtë.

Autoritetet gjermane të sigurisë janë vënë në alarm, njofton gazeta "Bild". Për këtë arsye prej më shumë se dy javësh në stacionet hekurudhore dhe trasetë e trenave të shpejtësisë së lartë ICE janë shtuar masat e sigurisë, ndër të tjera edhe me patrullime intensive të policisë.

Bundesinnenminster Thomas de Maiziere (CDU, 3.v.r.) und der sächsische Innenminister, Markus Ulbig (CDU, 2.v.r.) besuchen am Donnerstag (24.06.2010) einen Großeinsatz der Polizei gegen Autoschieber und Menschenschleusung an der sächsisch-polnischen Grenze bei Bautzen und informieren sich bei dem deutschen Polizeiobermeister, Dirk Luther (l) und seinem polnischen Kollegen, Robert Znamiec (2.v.l.), über ihre Arbeit. Immer mehr Privatleute und Unternehmer im Osten Sachsens beklagen seit Dezember 2007 eine steigende Kriminalität. Damals fielen die Kontrollen an den Grenzen zu Polen und Tschechien weg, nachdem die beiden Länder dem Schengen-Abkommen beigetreten waren. Foto: Arno Burgi
Kontrolle të shpeshtuara të policisë pas paralajmërimit të sulmeveFotografi: picture-alliance/dpa

Në Ministrinë e Brendshme sipas agjencisë së lajmeve Reuters të hënën në mëngjes herët, nuk kishte asnjë pozicionim në lidhje me këtë njoftim.

Shërbimi i fshehtë amerikan, NSA javët e fundit ka qenë nën breshërinë e kritikave, për shkak se ai ka spiunuar në shkalllë të gjërë në internet dhe ndoshta edhe në telefoninë celulare. Shërbimi i fshehtë gjerman BND duhet të ketë bashkëpunuar. Publik këtë praktikë e bëri ish punonjësi i NSA Edward Snowden, të cilit i është dhënë ndërkohë azil në Rusi.