1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Acarim serioz i gjendjes në Pakistan

7 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C4yc

Policia në Pakistan ka kumtuar se të premten nuk do të lejojë demonstratat e paralajmëruara prej lideres opozitare, Benazir Buto (Bhutto). Opozitarët pohojnë se nuk do të heqin dorë nga demonstratat, ndërsa forcat e sigurisë paralajmërojnë se do t'i përdorin të gjitha masat për evitimin e tyre. Ish - kryeministrja ka kërkuar prej presidentit Pervez Musharaf heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe largimin nga posti si shef i ushtrisë. Ndërkohë në rrugë sërish ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe juristëve, të cilët kundërshtojnë kufizimin e të drejtave elementare njerëzore. Benazir Buto ka kërkuar lirimin e juristëve. "Kërkojmë prej qeverisë lirimin e menjëhershëm të juristëve. Arrestimi nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve. Rruga është zgjidhja e problemeve me mjete paqësore", theksoi Benazir Buto.