1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afera NSA: A duhet një Komision parlamentar?

Jeanette Seiffert/Bahri Cani3 Janar 2014

CDU/CSU dhe SPD kanë kundërshtuar deri tani mundësinë e krijimit të një Komisioni parlamentar për hetimin e aferave të NSA. Çfarë pune do të bënte Komisioni?

https://p.dw.com/p/1Akyz
Fotografi: Picture-Alliance/dpa

Pohimet e fundit për softwarët e spiunimit të kompjutorëve dhe celularëve dhe manipulimin e USB-vë nga shërbimi sekret amerikan, NSA, kanë shkaktuar reagime të shumta të të gjitha partive në Gjermani. Por pyetjes, se si duhet të zgjidhet afera më e re e NSA në Gjermani, asnjë politikan nuk ka përgjigje.

E Majta dhe Ekologjistët po kërkojnë prej muajsh që Bundestagu gjerman të krijojë një të ashtuquajtur komision parlamentar për hetimin e këtyre pohimeve, i cili teorikisht mund të ftojë për të dëshmuar një numër të pakufizuar dëshmitarësh. Komisioni është arma më e mprehtë e Prlamentit.

Hans-Peter Uhl
Hans-Peter UhlFotografi: picture-alliance/dpa

Grupi më i madh parlamentar CDU/CSU, si edhe partneri në koalicion SPD, deri tani kanë hezituar të kërkojnë me vendosmëri krijimin e komisionit. Ndërsa opozita është tepër e vogël për të realizuar këtë kërkesë, sepse për të krijuar një komision në Bundestag kërkohet 25 % e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Ndërkohë që opozita ka vetëm 20 % të votave. Por opozitës papritur i është bashkangjitur këto ditë kryeministri i Bavarisë dhe shefi i CSU, Horst Seehofer, i cili ka premtuar mbështetjen e kërkesave për krijimin e një grupi parlamentar, që do të merrej me këto çështje.

Obama si dëshmitar?

Por CSU ende nuk është e bindur që ka nevojë për një komision të këtillë, thotë eksperti Hans-Peter Uhl. Nuk është e qartë ende, se çfarë duhet të hetojë komisioni: "Parlamenti gjerman num mund të hetojë veprimet e një qeverie të huaj", thotë për Deutschen Wellen Uhl. Ai pohon se nuk është e qartë edhe mënyra e marrjes së dëshmitarëve në pyetje: "Nuk e besoj që Obama mund të ftohet të dëshmojë në parlamentin gjerman."

A bën sa duhet qeveria? Politikanë të opozitës në protesta kundër NSA-së.
A bën sa duhet qeveria? Politikanë të opozitës në protesta kundër NSA-së.Fotografi: Picture-Alliance/dpa

Politikani ekologjist Hans-Christian Strëbele nuk është dakord me këto pohime. "Nëse të dhëat tona, që shkojnë përmes sistemeve dhe serverëve të ndryshëm nuk janë të sigurta, atëherë nuk është e mundur që ne vetëm të shikojmë dhe të themi: ky është një shërbim i huaj sekret dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë." Strëbele pohon se është problem të gjesh dëshmitarë të kualifikuar, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet provuar.

Hezitimi i socialdemokratëve

Politikani socialdemokrat Michael Hartmann thotë se nuk duhet shpresuar shumë që aktivitetet e NSA mund të zbardhen nga një komision parlamentar i Gjermanisë. "Nuk e besoj që shefi i NSA Keith Alexander mund të vijë të dëshmojë", pohon Hartmann në një intervistë me DW. "Shtrohet pyetja se a është e mundur, që një komision parlamentar t'i sqarojë këto gjëra dhe në ç'masë?" Parimisht SPD nuk është kundër krijimit të një komisioni të këtillë, por edhe kërkesat duhet të jenë shumë të qarta. Ndoshta duhet të kufizohemi në hetimin e përzierjes së shërbimit sekret gjerman në këtë aferë.

Edward Snowden me Hans-Christian Ströbele në Moskë.
Edward Snowden me Hans-Christian Ströbele në Moskë.Fotografi: picture-alliance/dpa

Problemi i SPD është që para futjes në koalicion me kancelaren Angela Merkel, ajo si opozitë ka kritikuar ashpër aktivitetet e shërbimeve sekrete amerikane. Ndërsa tani kur është futur në qeveri, duhet të flasin me tone më të buta. Michael Hartmann pohon se qeveria e mëparshme nuk ka arritur shumë në zbardhjen e aferave. Por është bërë e qartë që është përgjuar edhe telefoni i kancelares dhe kjo ka ndryshuar gjërat."

Edward Snowden: vjedhës i të dhënave, apo dëshmitar kryesor?

Politikani i SPD është në një çësthje më afër me opozitën, se sa me Unionin CDU/CSU: Ai pajtohet me politikanin Hans-Christian Strëbele se Edward Snowden është një dëshmitar i duhur për aferën e NSA. Snowden është ndoshta i vetmi, i cili mund të flasë me kompetencë për këto afera para një komisioni gjerman. Ndërsa politikani i CSU Hans-Peter Uhl mendon se: "Snowden nuk ka qenë kurrë ekspert i NSA, por vetëm një administrues, i cili të dhënat e NSA ua ka dhënë të tjerëve. Ai nuk është fare në gjendje t'i vlerësojë këto të dhëna."

Por këto grindje mund të kenë ndonjë kuptim, vetëm në qoftë se me të vërtetë krijohet një komision i tillë. Madje është e paqartë, nëse Snowden mund të paraqitet si dëshmitarë në Gjermani, pa i cënuar raportet me SHBA. Qeveria gjermane e ka hedhur poshtë mundësinë e azilit politike për Snowdenin.