1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutschland Diskriminierung

7 Shtator 2010

Piketat për pushimin e Sarrazinit janë vënë, por diskutimi vazhdon. Të drejtat e njeriut duhet të jenë më shumë në qendër të tij, thotë Petra Follmar-Otto e Institutit gjerman për të Drejtat e Njeriut në Berlin

https://p.dw.com/p/P5VO
Thilo Sarrazin, anëtar i kryesisë së Bankës FederaleFotografi: AP

Thilo Sarrazin do ta humbasë siç duket shpejt vendin e punës në Bankën Federale. Procesi për pushimin e tij ka nisur. Presidenti Christian Wulff i është lutur qeverisë gjermane që të shqyrtojë arsyet e largimit, pasi kryesia e Bankës Federale kërkoi largimin e tij. Për eksperten Petra Follmar-Otto të Institutit gjerman për të drejtat e njeriut në Berlin jo vetëm një vendim i drejtë, por edhe një vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut.

"Fundja duhet marrë parasysh që funksioni në Bankën Federale si anëtar kryesie është një post publik dhe RFGJ përmes ratifikimit të konventës të OKB-së kundër racizmit dhe rregullave të tjera ligjore është e detyruar të veprojë." Nga konventa e OKB-së shtetet janë të detyruara në një masë të veçantë të parandolojnë veprimet dhe shprehjet raciste të bartësve të posteve publike.

Thilo Sarrazin Beckmann 31.08.2010 ARD
Thilo Sarrazin (SPD), autor i librit "Gjermania po vetëeliminohet" në studion televizive të ARD-së në HamburgFotografi: picture-alliance/dpa

Inskenimi medial ka nxitur mbështetjen

Me pushimin e pritur problemi nuk është zgjidhur. Problemi nuk përbëhet vetëm nga zoti Sarrazin dhe idetë e tij, thotë ekspertja e të drejtave të njeriut. Frikësuese është në rradhë të parë fuqia, që i kanë dhënë mediet në Gjermani debatit për Sarrazinin. "Ka qenë një inskenim medial i rafinuar, që ka nxitur pëlqimin për tezat e tij edhe në popullsi“, thotë me tej Follmar-Otto. Kërkesa për librin është e madhe, sipas agjensive të lajmeve është në shtypi botimi i gjashtë.

Në kritikën tashmë të ashpër ndaj tezave të Sarrazinit dhe pushimin e tij, të kërkuar nga kryesia e Bankës Federale, "nuk është fjala, siç pohohet nganjëherë, për përpjekje për të kufizuar lirinë e mendimit", thotë Follmar-Otto. Fundja është mirë dhe në rregull, nëqoftëse tezave të gabuara dhe raciste u kundërvihesh publikisht.

Inkluzioni është më shumë se integracion

Miratimi i shprehur shpesh nga popullsia për tezat e Sarrazinit përmes letrave të lexuesve, e-maileve dhe telefonatave në gazeta dhe stacione radiofonike sipas ekspertes për të drejtat e njeriut flet për nevojën për sqarim dhe për një racizëm të fshehur në shoqëri. "Ne kemi deri diku qëndrime të fshehura armiqësore kundër grupeve të caktuara, të cilat janë konstatuar vazhdimisht në studimet sociologjike“, shpjegon Follmar-Otto. Edhe mediat gjermane e kanë patur deri diku të vështirë që ta klasifikojnë në mënyrën e duhur këtë temë.

Deutschland Thilo Sarrazin Buch Deutschland schafft sich ab
Gjatë prezantimit të libritFotografi: AP

Edhe nga një pikëpamje tjetër debati ka prekur siç duket në nerv. Vetëm në dhjetëvjecarin e fundit u pranua, që Gjermania është vend emigracioni. "Megjithë përpjekjet aktuale për integrim me këtë nuk janë kapërcyer të gjitha mangesitë e së kaluarës." Sfida e të drejtave të njeriut është në rradhë të parë që të krijohet një shoqëri "inkluzioni“ . Pra një shoqëri, ku njerëzit pavarësisht nga prejardhja, feja dhe ngjyra e lëkurës të kenë të drejta të barabarta.

Të nevojshëm më shumë hapa antidiskriminimi

Disa grupe migrantësh vazhdojnë të kenë rezultate jo të mira në shkolla. Por edhe atje, ku diplomimet janë të mira, kalimi nga studimi në punë është siç duket më i vështirë për të rinjtë me sfond emigracioni. "Kjo të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me diskriminim të qëllimshëm, apo strukturor," thotë Follmar-Otto.

Duke marrë shkas nga konstatime të tilla zyra për antidiskriminim e krijuar ndërkohë në Gjermani ka nisur një projekt pilot me të dhëna anonime në aplikime dhe CV. Një prej shumë iniciativave, që sipas mendimit të eskpertes për të drejtat e njeriut do të zhvillohen vitet e ardhshme.

Autore: Ulrike Mast-Kirschning/Angjelina

Redaktoi: