1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281109 Unglück Russland

29 Nëntor 2009

Aksidenti i fundit hekurudhor në Rusi, ka sipas hetuesve sfond terrorist. Në aksident kemi patur të bëjmë me sulm me bombë, bëri të ditur në Moskë Prokuroria ruse. Sulmin e ka marrë përsipër një grup ekstremistësh.

https://p.dw.com/p/KkIo
Treni ekspres „Newski-Express“ doli ditën e premte nga shinat kur ishte duke udhëtuar midis Moskës dhe Shën Petërsburgut.
Treni ekspres „Newski-Express“ doli ditën e premte nga shinat kur ishte duke udhëtuar midis Moskës dhe Shën Petërsburgut.Fotografi: AP

„Mua ma morri mendja që në fillim se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Unë dëgjovva shpërthimin."

Kjo dëshmmi e një dëshmitari okular konfirmohet edhe nga të dhëna të tjera. Hetuesit gjetën mbetjet e një lënde shpërthyese. Me sa duket bomba me fuqinë shpërthyese të 7 kg TNT ishte vendosur tek shinat dhe është ndezur me telekomandë.

Si pasojë, treni Express- Newsky doli në orën 21: 34 nga shinat, 25 deri 30 vetë humbën jetën, numri i saktë nuk është gjetur ende.

Ndërkohë të afërmit e parë kanë mbërritur në qytetin Twer, që ndodhet midis Moskës dhe Petërsburgut. Aty dërgohet trupat pa jetë, të afërmit duhet t`i identifikojnë. Psikologët i shoqërojnë në këtë rrugë të vështirë.

Hetuesit gjetën shpejt se aksidenti kishte të bënte me një sulm terrorist, sepse krah shinave u zbulua një krates. Një përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme: „Si pasojë e aksidentit të Newski-Expresses është hapur një proces për terrorizëm dhe aktivitetete të kundraligjshme me lëndë shpërthyese.“

Para dy vjetësh ka patur në të njëjtin segment hekurudhor midis Moskës dhe Shën Petërsburgut një sulm. Mendohet se këtë atentat e kanë kryer esktremistët e djathtë rusë.

Të paktën 39 vetë humbën jetën.
Të paktën 39 vetë humbën jetën.Fotografi: AP

Një grup ekstremistësh të djathtë, që quhet Combat 18, ku 18 tregon inicialet e Hitlerit, pretendon tani duke njoftuar në internet se ka kryer edhe atentatin e fundit. Ekspertët duhet të gjejnë a duhet marrë kjo seriozisht.

Të shtunën në mëngjes herët, njëri prej të parëve zyrtar që shkoi në vendin e ngjarjes ishte ministri i hekurudhave, Jakunin: „Shtabit iu dha në orën 10 një raport, sipas të cilit mendohet se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sulmi i ngjan atij të dy viteve më parë, por për fat të keq kësaj here kemi edhe të vdekur."

Pasagjerët e vagonëve të parë i shpëtuan tmerrit, kurse tre vagonët e fundit dolën nga shinat. Ekipi i shpëtimit iu desh të shihte pamje të tmerrshme. Vetëm me anë të shkëputjes duke shkrirë me saldues u arrit në mëngjes herët të nxirreshin trupat e ngjitur të të plagosurve rëndë, ose të vdekurve. Shpëtimi i njerëzve, që tashmë ka përfunduar u vështirësua edhe nga kushtet gjeografike të vendit të ngjarjes, që ndodhet në një zonë pyjore në territorin e Twer-it. Një dëshmitar: „Ne të gjithë ndodheshim në shok. Orët e para pasagjerët ndihmuan njëri tjetrin. Fatorinot e trenit pyetën njerëzit nëse kishin me vete medikamente kundër dhimbjes, të cilat iu dhanë më pas të mbijetuarve në vagonat e fundit.“

Në stacionin e trenit në Moskë dhe Shën Petërsburg pati skena dramatike. Meqenëse në Rusi ata që udhëtojnë me tren regjistrohen paraprakisht, ishte e mundur që emrat e viktimave të bëheshin shpejt të njohura. Segmenti hekurudhor mbetet aktualisht i bllokuar, kështu që trenat duhet të marrin rrugë tjetër.

Autor : Hermann Krause / Aida Cama

Redaktoi : Mimoza Cika - Kelmendi