1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akuzë për vrasje kundër Beate Zschäpe

Marsel Fürstenau / Aida Cama1 Shkurt 2013

E dyshuara për serinë e vrasjeve me motiv ekstremizmin e djathtë Beate Zschäpe duhet të përgjigjet para gjyqit. Mbrojtja ka dyshim, nëse ajo mund të dënohet si bashkëautore në vrasje.

https://p.dw.com/p/17WoZ
KARLSRUHE, GERMANY - DECEMBER 01: (EDITOR'S NOTE: Quality from source). Neo-Nazi Beate Zschaepe, who is currently in police custody, is pictured in this handout photo taken in 2011 and provided by the Federal Criminal Office on December 1, 2011 in Karlsruhe, Germany. German investigators are appealing to the public for information about Zschaepe, as well as fellow neo-Nazis Uwe Boehnhardt and Uwe Mundlos. The two men, who committed suicide in November following a bank robbery, are credited with a string of murders of foreigners and a policewoman between 2000 and 2007 and are though to be part of an organization called the National Socialist Underground (NSU). (Photo by Federal Criminal Office via Getty Images)
Rechtsextremistische Terroristin Beate ZschäpeFotografi: Getty Images

Disa media njoftojnë se Beate Zchäpe duhet të përgjigjet në gjyq për akuzat e vrasjeve, në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Landit (OLG) në Mynih. Kështu OLG, merr përsipër të zhvillojë procesin me akuzën e bërë në muajin nëntor nga Prokuroria. Konfirmim zyrtar të gjykatës nuk ka, megjithatë avokati i Zschäpes, Wolfgang Stahl konfirmoi akuzën për vrasje.

Prokuroria e akuzoi Zschäpen, se duke qenë anëtare e një organizate ilegale nacionalsocialiste ka marrë pjesë në dhjetë vrasje dhe 15 vjedhje. Mbrojtja e terroristes e pati vënë në dyshim në momentin e ngritjes së akuzës që klientja e tij mund të akuzohet për vrasje. Ajo e ka argumentuar qëndrimin e saj me atë se, Zschäpe nuk ka qenë e pranishme në kryerjen e vrasjeve.

ARCHIV - Ein Polizist sichert am 09.06.2004 in Köln die Spuren einer Explosion in einer Wohnstraße. Im Rahmen der Ermittlungen zum Heilbronner Polizistenmord untersucht die Polizei mögliche Verbindungen zu ungeklärten Anschlägen in Nordrhein-Westfalen.Foto: Federico Gambarini dpa (zu dpa1521 vom 11.11.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Policia kryen hetime më 09.06.2004 në Këln, pas një shpërthimi në një zonë banimiFotografi: picture alliance/dpa

Fillimi i procesit ndoshta në prill

Prokurori i Përgjithshëm, Harald Range është i bindur se Zschäpe është fajtore. Pas një vit hetimesh në muajin nëntor arritëm në rezultatin se: "ajo nuk ka qenë ndihmëse ose shoqëruese, por ka vepruar në të njëjtin rang". Bindja e tij bazohet në rreth 6800 dokumentat dhe marrjen në pyetje të 1200 dëshmitarëve. Ndërkohë është përpiluar një akuzë prej 500 faqesh, sipas së cilës Zschäpe ka qenë direkt në afërsi të vendit të ngjarjes.

Procesi kundër terroristes së akuzuar pritet të fillojë në muajin prill. Sipas gazetës "Tagesspiegel" në vendimin për hapjen e procesit thuhet se dyshimet janë të mjaftueshme, që të akuzuarit t`i ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet. Gjykatësi rekomandoi vazhdimin e hetimeve kundër Zschäpe dhe ish-funksionarit të Partisë Nacionaldemokratike Ralf Wohlleben, i cili mendohet të ketë pasur rol qëndror në sigurimin e armëve, me të cilat janë kryer vrasjet.