1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Al Kaida sulmon një bazë të sunitëve në jug të Bagdatit

23 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSE0
Luftëtarë të grupit terrorist të Al Kaidës kanë rrëmbyer në jug të Bagdatit dy automjete të blinduara të forcave irakiane të sigurimit. Me këto automjete ata kanë sulmuar pastaj një bazë të milicëve sunitë, të cilët bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane. Sipas të dhënave të policisë, si pasojë kanë humbur jetën të paktën 18 njerëz. Në luftime janë përfshirë edhe avionë dhe helikopterë amerikanë. Në mbrëmje disa granata kanë rënë në zonën e sigurisë në Bagdat, ku ndodhen edhe ambasada amerikane dhe selia e kabinetit qeveritar irakian. Si pasojë janë plagosur disa persona.