1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Altman: Hashim Thaçi po tregon pjekuri politike

Intervistën e zhvilloi Bahri Cani8 Janar 2008

Intervistë me ekspertin për Evropën Juglindore, Franz - Lothar Altmann mbi krijijmin e qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrin, Hashim Thaçi. A ishte me të vërtetë koalicioni i madh sipas dëshirës së perëndimorëve?

https://p.dw.com/p/Cma8
Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi
Fatmir Sejdiu dhe Hashim ThaçiFotografi: AP Photo/Hans Punz

Deutsche Welle: Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës një kohë të gjatë ishin kundështarët më të mëdhenj politik. Megjithatë në Kosovë u arrit të krijohet koaliconi i madh, me në krye Hashim Thaçin.

Dr. rer. pol. Franz-Lothar Altmann
Dr. rer. pol. Franz-Lothar Altmann

Franz Lothar Altmann: Po, në të vërtetë edhe shpresohej se qeveria e re do të ketë një bazë të gjërë, sepse Kosova po shkon drejt kohrave të vështira. Sikur të krijohej një koalicion me një bazë më të ngushtë, me siguri që do të paraqiteshin më shumë probleme. Prandaj do të thosha se ky koalicion duhet të shikohet pozitivisht.

Deutsche Welle: Shumë qarqe ndërkombëtare kanë shpresuar koalicionin e gjërë, për faktin se ai më lehtë do menaxhojë situatën, para zgjidhjes së statusit?

Franz Lothar Altmann: Pikërisht, sepse të gjithë ata që mund të klasifikohen si ekstremistë, kanë shumë më pak shanse që të mobilizojnë forca të konsiderueshme. Shumica e popullit mbështet këto dy parti, të cilat do të krijojnë qeverinë.

Gjatë dy viteve të fundit janë shteruar të gjitha mundësitë për kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës. Në Kosovë mendohet se rruga e vetme që ka mbetur është shpallja e pavarësisë. Ekziston edhe ndonjë zgjidhje tjetër?

Franz Lothar Altmann: Besoj se qeveria e Kosovës nuk mund të ndjekë ndonjë rrugë tjetër. Mirëpo Hashim Thaçi është treguar shumë i pjekur kur menjëherë pas fitores në zgjedhje tha se shpallja e pavarsisë do të bëhet vetëm në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, respektivisht BE-në dhe SHBA-në. Ka ardhur pra koha kur nuk shtrohet më pyetja nëse do të shpallet pavarësia, por si do të shpallet ajo.

Reagimi i serbëve ndaj pavarsisë së Kosovës me siguri që nuk do të jetë pozitiv. Çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës për joshjen e tyre, përveç tri posteve ministrore që ka ofruar për minoritetet?

Franz Lothar Altmann: Edhe kjo më duket shumë e rëndësishme, sepse po tregohet se janë kuptuar shumë seriozisht hezitimet. Do të jetë shumë vështirë, në veçanti me veriun e Kosovës, Mitrovicën dhe këtë rajon. Sfida më e madhe do të jetë dërgimi i misionit të BE dhe shpallja e pavarësisë, e jo trajtimi i goranëve apo minoriteteve të tjera që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës.

Hashim Thaçi ishte dikur lider i UÇK-së. A besoni se pikërisht ai mund të vendos raporte mirëbesimi dhe të bashkëpunojë me serbët?

Franz Lothar Altmann: Nuk ka zgjidhje të tjera. Hashim Thaçi nuk ishte i njohur si lutëtar i UÇK-së, por si udhëheqës politik i saj. Ndërkohë që prezantimet e tij të fundit kanë qenë shumë të arsyeshme. Besoj se Thaçi gëzon një lloj kredibiliteti edhe tek disa qarqe serbe në Kosovë, me të cilat unë kam biseduar dhe kam patur kontakte. Këto qarqe nuk kanë qëndrim krejt negativ ndaj Thaçit, por shpresojnë se ai do të ndjekë një politikë të arsyeshme.

CSCO_seppuku();if(!window.onresize || 'undefined' == typeof(window.onresize.nTop))\{var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb));CSCO_seppuku();\}