1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ambasadori i SHBA në Berlin dhe origjina e tij

Martin Koch/Andreas Noll/P.P.21 Gusht 2013

Me John B. Emerson lidhen pritshmëri të mëdha, sidomos se ai e merr detyrën në një kohë kur marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA-së janë të tronditura nga afera me NSA.

https://p.dw.com/p/19TfP
John EmersonFotografi: picture-alliance/dpa

Për ambasadorin e ri të SHBA-së në Gjermani John B. Emerson si dhe të shoqen ardhja në Gjermani është si kthim "në rrënjët gjermane" sikurse formulon ambasadori, sepse prindërit e tyre janë nga Gjermania.

Njeri me shumë talente

Në jetën e tij të deritanishme 59-vjeçari ka provuar në mënyrë të përsëritur se ai mund të veprojë me ambicie dhe i orientuar nga suksesi. Përveç masterit në drejtësi, ai ka studiuar edhe filozofi dhe menaxhim. Në vitin 1980 ai punonte si avokat në një firmë ligjore, dhe më vonë si një prokuror në Los Anxhelos. Nga viti 1993 deri 1997 ai ishte këshilltar i Presidentit amerikan Bill Klinton mbi çështjet e tregtisë dhe zyrtar për ndërlidhje i presidentit me guvernatorët e shteteve të bashkuara.

John B. Emerson, ambasadori i ri i SHBA-së në Gjermani
John B. EmersonFotografi: picture-alliance/dpa

Kualifikimin e tij si ekspert ekonomik i përdori gjithashtu edhe presidenti aktual amerikan Barak Obama. Në vitin 2010 ai e emëroi Emersonin, që ishte nga viti 1997 presidenti i kompanisë investuese Capital Private Client Services si këshilltar për politikat tregtare.

Post si shpërblim se kanë mbledhur para për fushatën?

Kritikët e akuzojnë administratën e Obamas se i shpërblen me poste ambasadorësh personat që kanë qenë veçanërisht të zellshëm në mbledhjen e fondeve për zgjedhjet. Kështu sipas "New York Times" përfaqësuesi i ri diplomatik në Londër, Mateu Barzun, ka mbledhur 2,3 milionë dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit. Edhe kalifornasi i zellshëm Emerson ka mbledhur 1.5 milionë dollarë për fushatën e Obamës.

Obama äußert sich zu Ägypten
Barack ObamaFotografi: Reuters

Por akuza nuk është e vërtetë, thotë politologu Christian Hacke, ish-profesor në Universitetin e Bonit, në një intervistë me DW: "Tradicionalisht presidenti i rezervon vetes të drejtën për të emëruar personalitete të shquar si ambasadorë dhe kjo nuk duhet të shikohet vetëm negativisht."

Si shembull, ai përmend paraardhësin e Emerson-it, Phil Murphy, i cili para kohës së tij si diplomat ishte bankier investimesh: "Veçanërisht ambasadori i kaluar amerikan në Berlin ka treguar se është një person shumë profesional, me shumë hijeshi, njohuri të mëdha dhe shumë takt diplomatik mund ta përmbushë mjaft mirë një pozicion të tillë. "

Sfida të mëdha

Me John B. Emerson lidhen pritshmëri të mëdha, sidomos se ai e merr detyrën në një kohë kur marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA-së janë të tronditura nga afera me NSA. Ka kohë që Berlini nuk konsiderohet më në rrethin e ngushtë të aleatëve të Uashingtonit, por nga afera e përgjimeve marrëdhëniet janë ftohur edhe një herë dukshëm.

Politologu Christian Hacke mendon se për këtë arsye ambasadori i ri amerikan do të përpiqet të fitojë simpati dhe do të theksojë si edhe presidenti Obama apo ministri i Jashtëm Kerry se marrëdhëniet transatlantike janë guri i themelit për sigurinë dhe të lirinë tonë.

Prof. Dr. Christian Hacke Universität Bonn Archivbild 2008
Prof. Dr. Christian HackeFotografi: Uni Bonn

Në fushën ekonomike dhe politike raportet ndryshojnë dhe vende si Kina, Rusia apo Brazili dhe India pretendojnë të zënë më tepër vend në agjendë. Megjithatë, ambasadori i ri amerikan në Berlin Emerson tha se do që të bëjë të mundur që kompanitë amerikane të hyjnë në tregun gjerman me teknologji ekologjike dhe do të ndihmojë për të stabilizuar eurozonën. Një treg i fortë gjerman dhe evropiane u sjell edhe amerikanëve vende pune.

Angazhim në organizata bamirëse

Krahas punës si avokat dhe ekonomist John Emerson dhe e shoqja janë të angazhuar në shumë organizata bamirëse. Ai kryesonte gjithashtu vullnetarisht Los Angeles Music Center, e cila përfshin mes të tjerash, Filarmoninë e Los Angeles dhe L.A. Opera.