1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Amerika ka nevojë për për një motivues, që t'u kthejë njerëzve vetëbesimin dhe optimizmin"

(VFB)31 Tetor 2008

Gazetat gjermane të së premtes lidhur me luftën elektorale në SHBA shkruajnë...

https://p.dw.com/p/FkmL
Fotografi: AP / DW Montage

"Allgemeine Zeitung" që del në Maic komenton: "Atmosfera në elektorat nuk presupozon votën - në luftërat elektorale në Gjermani citohet shpesh kjo fjali. Ndoshta tingëllon si pllakative, por shpesh herë politikanët kanë përjetuar me dhimbje, se si një thënie në dukje e parëndësishme, del si e vërtetë që duhet vlerësuar me seriozitet. Më konkretisht kjo për kandidatin demokrat Obama do të thotë: ai kryeson në sondazhe, inskenon duke shpenzuar jashtëzakonisht shumë para për prezantimet e shkëlqyera publike dhe plot entuziazëm, ndërkohë që rivali i tij republikan, Mekkein duket sikur çalon nga pas. Por rezultati i zgjedhjeve ende nuk është vendosur. Padyshim Obama, nisur nga të gjitha ato që mund të parashikohen, është presidenti i përshtatshëm. Ai rrezaton inteligjencën dhe karizmën, e pikërisht për këtë përzierje ka nevojë vendi pas kohës së vrejntur të Bushit dhe në sfondin e krizës globale financiare. Obama vërtetë s´mund të bëjë mrekullira, por ai është në gjendje t´u japë besim njerëzve, dhe kjo është e rëndësishme në kohët e krizave ekzistenciale."

"Pforzheimer Zeitung" shkruan: "Amerika ka nevojë jo vetëm për një plan politik për të ardhmen, por edhe për një motivues, i cili t´u kthejë njerëzve vetëbesimin dhe optimizmin. Ky njeri duke krahasuar kandidatët Obama dhe Mekkein mund të jetë vetëm njëri prej tyre. Obama u sjell njerëzve të gjitha cilësitë, që duhet të ketë një president i shkëlqyer i SHBA. Gjithashtu si politikan ai ka më shumë përvojë nga ç´kujtojnë disa. Askush nuk bëhet senator i sukseshëm, vetëm sepse di ta shesë mirë veten. Nëse zgjedhësit ia mbyllin rrugën Obamës për në Shtëpinë e Bardhë, atëherë ata humbasin një shans të madh. Jo sepse, nuk do të qeverisë një me ngjyrë, por sepse më i miri do të mbetet jashtë."