1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amerikanët vazhdojnë të jenë pro dënimit me vdekje

24 Shkurt 2010

Në SHBA dënimi me vdekje vazhdon të bëjë pjesë në katalogun e dënimeve maksimale. Por gjithnjë e më shumë njerëz e kundërshtojnë atë. Edhe shtetet federale i zbatojnë ato vetëm në raste të veçanta.

https://p.dw.com/p/M9Un
Fotografi: BilderBox

Në SHBA që prej rikthimit të dënimit me vdekje në vitin 1976 janë ekzekutuar më shumë se 1200 vetë. Afro 3000 të dënuar me vdekje presin momentalisht në burgje ekzekutimin e tyre. Edhe nqs shumë prej këtyre dënimeve me vdekje mund të kthehen në dënime me burgim të përjetshëm, qëndrimi i amerikanëve dhe i gjykatave të tyre mbetet parimisht pro dënimit me vdekje. Këtu nuk kanë mundur të ndryshojnë dot gjë as protestat e shumta ndërkombëtare. Megjithatë dënimi me vdekje refuzohet edhe nga gjithnjë e më shumë qytetarë amerikanë.

Heqja e dënimit me vdekje për personat me aftësi të kufizuara dhe të miturit

Gefängnis Lucasville Ohio
Burg në Lucasville, Ohio.Fotografi: AP

Drejtësia penale në SHBA është në pjesën më të madhe çështje e shteteve të veçanta federale. Prej tyre aktualisht 32 praktikojnë ende dënimin me vdekje. Të tjerat ose e kanë hequr fare, ose e kanë pezulluar atë. Jurisprudenca në SHBA vitet e fundit ka qenë shumë e diferencuar në lidhje me dënimin me vdekje. Gjykata e lartë në Uashington e ka shpallur së fundi përsëri atë konformë kushtetutës, nga ana tjetër në vitin 2005 ajo ndaloi dënimin me vdekje për personat me aftësi të kufizuara dhe të miturit. Oliver Hendrich i organizatës për të drejtat e njeriut amnesty international thotë:

"Gjykata e lartë nuk sheh ndonjë pengesë kushtetuese për ushtrimin e dënimit me vdekje. Por megjithatë mund të thuash se pikërisht vendimi në lidhje me dënim me vdekje të të miturve ishte një vendim i rëndësishëm, sepse Gjykata e lartë në këtë çështje për herë të parë ka pranuar bazat ligjore ndërkombëtare dhe i është nënshtruar presionit ndërkombëtar për këtë çështje."

Gjithnjë e më shumë amerikanë kundër dënimit me vdekje

Dhe ndërsa në mesin e viteve 90-të ende 80 përqind e qytetarëve amerikanë mbështesnin dënimin me vdekje, sipas anketimeve të institutit për hulumtimin e opinionit Gallup në vitin 2009 në mbështetje të tij kanë mbetur vetëm dy të tretat. Oliver Hendrich thotë:

Symbolbild Todesstrafe USA Giftspritze
Fotografi: AP Graphics

"Në rradhë të parë, nqs e formulon kështu pyetjen, që të ofrohet një alternativë ndaj dënimit me vdekje, në këtë rast si rregull është dënimi me burgim të përjetshëm, vëren se gjtihnjë e më shumë amerikanë janë për heqjen e dënimit me vdekje."

Ndryshe nga shtetet në veçanti, në rrafshin federal në SHBA dënimi me vdekje zbatohet vetëm në raste të veçanta, si rregull në raste krimesh të rënda kundër shtetit. Megjithatë këtu dënimi me vdekje vazhdon të bëjë pjesë në katalogun e dënimeve maksimale, si në rastin e organizatorëve të sulmeve të 11 shtatorit 2001, që do të nxirren së shpejti në SHBA para gjyqit. Ministri amerikan i drejtësisë Eric Holder deklaroi:

"Këto kanë qenë krime të tmerrshme dhe ne do të japim në këtë rast dënime maksimale. Për krime kapitale ligji ne na jep mundësisë, që për to të japim dënimin me vdekje edhe pse nuk dua të ndërhyj përpara kryerjes së procesit, supozoj se ne do të kërkojmë pikërisht këtë dënim kundër të gjithë komplotistëve të akuzuar të 11 shtatorit."

Numri i të dënuarve me vdekje dhe ekzekutimi i dënimeve nuk varet nga presidenti.

Në vitin 2008, në vitin e fundit të mandatit të presidentit Bush - një mbështetës i shpallur i dënimit me vdekje - u kryen 36 dënime me vdekje në SHBA. Vitin e kaluar – vitin e parë të mandati presidencial të Barak Obamës, i cili është skeptik përsa i përket dënimit me vdekje - pati 51 raste.

Autor: Daniel Scheschkewitz/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj