1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika për Gjermaninë dhe Italinë

Günther Birkenstock / Vilma Filaj-Ballvora26 Janar 2013

Në Rusi ka më shumë shkelje të të drejtave të njeriut - sipas Gjykatës së BE-së për të Drejtat e Njeriut. Por Amnesty International dhe Human Rights Watch kritikojnë edhe Gjermaninë dhe Italinë.

https://p.dw.com/p/17Rnl
Coast guards search for survivors after at least 58 illegal immigrants drowned when a fishing boat carrying people who had been promised refuge in Europe sank after hitting rocks off the coast near Aegean city of Izmir, Turkey, Thursday, Sept. 6, 2012, officials said. Dozens of survivors, mostly from Iraq and Syria, were able to swim through the Aegean waters to shore, only 50 meters (160 feet) away.(Foto:Hurriyet/AP/dapd) TURKEY OUT
Tag des FlüchtlingsFotografi: AP

"Përshtypja e parë është gjithmonë e tillë, që duket sikur shkeljet e të drejtave të njeriut ndodhin diku, në Afrikë, në Azi apo në Amerikën Latine." Por ka edhe në Gjermani, thotë Wolfgang Grenz, drejtues i Organizatës së të Drejtave të Njeriut Amnesty International në Gjermani. Natyrisht që ato në shumë raste nuk mund të krahasohen sa i përket intensitetit dhe peshës së tyre, por kemi të bëjmë me shkelje kundër dispozitave të të drejtave të njeriut.

Dhunë nga policia

Amnesty vazhdon të marë raporte nga njerëz, të cilët janë keqtrajtuar në rajonet e policisë, shton Wolfgang Grenz në bisedë për Deutsche Welle-n. "Ne kemi konstatuar, se këto raste nuk mund të zbardhen, nga njëra anë sepse autorët e dyshuar nuk kanë mundur të identifikohen, nga ana tjetër sepse nuk ka hetime të pavarura." Ndaj Amnesty kërkon një identifikim individual të detyrueshëm për policët. "Ky identifikim nuk duhet të bëhet përmes etiketës me emrin. Ne mendojmë edhe për policët, të cilët duhet të mbeten anonim, për t'u mbrojtur nga përndjekja." Përmes identifikimit megjithatë duhet të jetë e mundur që të verifikohet edhe më pas, se kush çfarë ka bërë gjatë shërbimit.

Mungesë sensibiliteti e atyre që janë përgjegjës

Një rast veçanërisht i rëndë, sipas shefit të Amnesty në Gjermani, ka pasur në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë. Një shitës nga St. Augustin në Bon u akuzua prej fqinjëve, se mban armë dhe simpatizon radikalët e djathtë. Në vend që çështja të hetohej me themel në shtëpinë e personit të dyshuar, policia e ndoqi atë në autostradë. "Personi u rrah për spital dhe që nga ajo kohë nuk është më i aftë për punë. Landi i Renanisë Veriore - Vestfalisë në fund u dënua me gjobë dëmshpërblimi." E megjithatë nuk ishte e mundur të konstatohej, se cilët ishin autorët, thotë Grenz.

Hugh Williamson, drejtor i sektorit për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën e të drejtave të njeriut Human Rights ëatch, veç kësaj sheh një mungesë sensibiliteti ndaj sulmeve me motive racizmin në Gjermani. Ai beson, se nga njëra anë policia nuk i heton aq fort sa duhet sulmet ndaj pakicave etnike. Nga ana tjetër vet policët shpesh i diskriminojnë minoritetet, p.sh. policët i kontrollojnë më shpesh dhe më rreptë në rrugë pjestarët e këtyre pakicave. "Këtu mungojnë shkollimet. Punonjësit e policisë por edhe të tjerë nëpunës apo gjyqtarë kanë nevojë për stërvitje kundër diskriminimit."

Dëbime pa kriter nga Italia

Në Itali kritikon Human Rights Watch, kryesisht sjelljen ndaj emigrantëve ilegalë dhe azilkërkuesve nga vendet jashtë BE-së. "Mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut, Iraku apo Afganistani vijnë çdo vit me anije të pasigurta apo duke u futur në bagazhet e kamionëve drejt Italisë." Shumë prej tyre ekstradohen pa kriter.

Trajtimin pakujdes të refugjatëve në Itali e kritikon edhe drejtuesja e komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Evropian, Barbara Lochbihler. Në marrëveshjen e Dublinit të vitit 1990 ishte përcaktuar që refugjatët duhet të aplikonin për azilim në atë vend të BE-së, ku kishin hyrë fillimisht. Gjermania dhe shtete të tjera janë tërhequr ndërkohë nga kjo marrëveshje, e cila ishte krejtësisht e padrejtë, ndërsa Italia nuk e ka bërë këtë, thotë Lochbihler. Ndaj edhe sot Italia i kthen refugjatët kryesisht në Greqi, prej nga ata vijnë, sepse odiseja e tyre drejt BE-së ka nisur në Greqi. Italia e di mirë, që refugjatët atje nuk i pret atje një proces i rregullt azilimi. "Në Greqi mbizotërojnë kushte katastrofale, njerëzit nuk strehohen në ambjente të përshtatshme, fëmijët dhe të rriturit futen bashkë në ambjente të ngushta", thekson ekspertja e të drejtave të njeriut.

Immigrants are seen inside a refugee building in the port of Pozzallo, in Sicily's southern coast, Italy, Friday Nov. 18, 2005. Nine immigrants drowned trying to swim ashore and more than 160 others survived as a boat washed up before dawn after rescuers were unable to reach it because of bad weather, authorities said. The nine were thought to have drowned trying to swim ashore and their bodies were found washed up on the beach or floating nearby. (ddp images/AP Photo/Alessandro Fucarini) ** BEST QUALITY AVAILABLE **
Refugjatë në ItaliFotografi: AP

Diskriminimi i sintive dhe romëve

Në intervistë për DW eurodeputetja tërheq gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e Italisë ndaj sintive dhe romëve. Nën qeverinë Berlusconi ka pasur deklarata të hapura armiqësore dhe raciste ndaj romëve. "P.sh. një ministër ka thënë, se ndaj romëve gjithësesi mund të bësh gjueti."

Situata nuk është përmirësuar aspak, sipas vlerësimit të Marie von Möllendorf, e cila vëzhgon për Amnesty International gjendjen e të drejtave të njeriut në Itali. "Nën Berlusconin ishte shpallur gjendje emergjence nomadësh, përmes së cilës ishte më e lehtë të zbrazeshin me dhunë ngulimet e romëve. Atëherë u konceptuan plane, të cilat vazhdojnë të zbatohen." Pa paralajëmrim edhe sot shkatërrohen me buldozerë kampet, në të cilat njerëzit jetojnë prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe janë integruar nëpër shkolla e në tregjet lokale të punës.

Gjithashtu Italia pak ka ndërmarrë kundër të ashtuquajturave "krime nga urrejtja", thotë punonjësja e Amnesty International. P.sh. nuk i kushtohet aspak vëmendje dhunës kundër homoseksualëve dhe transseksualëve. "Mungojnë hetimet e pavarura ndaj dhunës së policisë dhe përndjekja penale kur autorët janë nga radhët e policisë është e mangët", sipas Möllendorf. Përveç kësaj vendit i mungon një bazë e rëndësishme ligjore për ndëshkimin e sulmeve të policisë. Italia ende nuk e ka integruar në kodin e procedurës penale "torturën" si vepër penale.