1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SPD me Andrea Nahles në krye mund të pozicionohet më majtas

10 Shkurt 2018

Pas tërheqjes së Martin Schulz nga posti i kryetarit të SPD-së partinë do ta drejtojë Andrea Nahles. Ajo do të zgjidhet në një kongres të jashtëzakonshëm dhe mendohet, se mund ta ripozicionojë partinë më majtas.

https://p.dw.com/p/2sRfk
Koalitonsverhandlungen SPD CDU CSU
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Ajo do të kthehet nga kryetarja në sfond në kryetare të vërtetë të partisë. Se kur Andrea Nahles do të zgjidhet në një Kongres të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialdemokrate si kryetare partie,ajo  ia ka treguar të gjithëve. Dhe këtë sigurisht jo sepse do të zgjidhet në këtë post si e para grua pas 153 vjetësh. Por sepse "Bätschi, Partia Socialdemokrate nevojitet”, këto ishin fjalët e saj në vjeshtë pas dështimit të bisedimeve për koalicionin midis Unionit Kristiandemokrat-Kristiansocial, të Gjelbërve dhe liberalëve FDP. Fjalët tregonin për kohët turbulente në politikën gjermane dhe veçanërisht në Partinë Socialdemokrate. Dhe që në fund të kësaj jave të mbushur me ngjarje, Andrea Nahles bëhet kryetare e SPD nuk është rastësi.

Kryetare e pashpallur ajo u bë më 21 janar në Kongresin e partisë në Bon. Atje ajo mbajti fjalimin më mbreslënës të karrierës së saj. Vëzhguesit ishin të një mendjeje se ndërkohë që kryetari i vërtetë i partisë, Martin Schulz i zhgënjeu njerëzit me ato që tha në fjalim, ishte Nahles, që i bindi anëtarët e partisë me fjalimin e saj dhe bëri që ata të hynin në kursin e koalicionit të ashtuquajtur "GroKo" (Koalicion i mach/Große Koalition). Me fjalë të thjeshta, siç është e zakonshme për të. Ajo tha që bisedimet duhet të vazhdonin deri sa të arrinin rezultat, sepse nëse nuk bëhej koalicioni i madh me Unionin, atëherë qytetarët do t'i kthenin shpinën Partisë Socialdemokrate. Ajo i tregoi vendin e duhur të rinjve të partisë që me Kevin Kühnert në krye donin të sabotonin bisedimet e koalicionit me "Jo”. Tipike për Nahlesin, i bën thirrje sërish socialdemokratëve, shfaqet e vetëdijshme dhe i transmeton mirë përmbajtjet e saj.

Außerordentlicher SPD-Parteitag SPD-Fraktionsvorsitzende im Bundestag Andrea Nahles
Andrea Nahles duke mbajtur fjalimin në kongresin e SPD-së më 21 janar 2018 në BonFotografi: Reuters/W. Rattay

Socialdemokrate nga fillimi në fund

Andrea Nahles ka lindur më 1970 në Eifel, nga prindër punëtorë. I ati murator, ditë për ditë në ndërtim, siç tregon ajo më vonë, "me shpinë, gjunjë dhe shpatulla të sakatuara”. Vetëm prejardhja e saj i jep besueshmëri. Prej rrënjëve shpjegohet edhe profili i saj. Nahles ka qenë gjithnjë tek të majtët e partisë. Dhe ajo shihet si dikush që i bën gjërat vetë. Kur në moshën 18 vjeçare ajo vëren, se në vendin ku jeton nuk ka qendër të SPD, e krijon vetë një. Edhe sot ajo është e afërt me bazën e Partisë, më afër se pararendësi Martin Schulz, që vlerësohet, se nuk ka rrjet. Më 1995 Nahles bëhet kryetare e të rinjve socialdemokratë, dhe sa i përket tematikave edhe më vonë qëndron më afër Oskar Lafontaine, që vlerësohet si "i majti” i SPD, se sa afër Gerhard Schrëderit, që bëhet kancelar më 1998. Axhendën e tij të quajtur 2010 ajo e kritikon vazhdimisht. Kjo nuk ia dëmton karrierën në parti, përkundrazi. Bëhet anëtare e kryesisë së fraksionit dhe më 2009 sekretare e përgjithshme. Gjithmonë duke argumentuar, pa iu druajtur konfrontimit.

Kur në vitin 2013 bëhet ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale në koalicionin me CDU/CSU ajo arrin të forcojë profilin e saj të majtë. Rroga minimale, pensioni me 63 vjeç, për vëzhguesit mbresëlënëse, se si arrin ajo t' i marrë Unionit çështje që i kanë për zemër socialdemokratët. Për këtë ajo respektohet, edhe jashtë partisë së saj. Tek kolegët e Unionit ajo konsiderohet si njeri i besueshëm. Brenda partisë së vet, ajo dëshmon se nuk është dikush "që i bën të gjitha”, por dikush që shkëlqen edhe kur punon vetëm në një fushë.

Dështime diplomatike

Që dështimet politike mund të kontribuojnë për të qartësuar profilin, e tregoi Andrea Nahles mes të tjerash në muajin shtator 2017. Kur pak pas zgjedhjeve parlamentare të gjithë në Partinë Socialdemokrate mendonin, se duke qenë partia më e madhe opozitare në parlament, kishin përpara një Koalicion CDU/CSU me ekologjistët dhe liberalët, Nahles zgjidhet kryetare e grupit parlamentar. Dhe si i përgjigjet ajo pyetjes se si ndihet pas mbledhjes së kabinetit me kolegët e unionit? "Pak e trishtuar, por pas ditës së nesërme do të marrin përgjigjen e duhur", thotë Nahles.


Megjithë kompetencën e saj, Nahles nuk ka mbështetje shumë të madhe të popullit. Sjellja e saj nuk i pëlqen të gjithëve. Imazhi i dikujt që të hip nervat, nuk mund të jetë profili më i keq për dikë që është kryetare partie dhe e grupit parlamentar.

Fillimi i ri për partinë, një domosdoshmëri që është tani në duart e saj. Pjesë e fillimit të ri mund të jetë orientimi më i madh majtas i partisë, duke e pasur synimin tek zgjedhjet e ardhëshme parlamentare më 2021.