1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel pa ndonjë plan B për refugjatët

1 Mars 2016

Politika e kancelares Merkel për refugjatët llogaritet nga shumëkush si e dështuar. Por kancelarja po i mbron me vendosmëri pozicionet e saj. Dhe fjala e fundit ende nuk është thënë, pohon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/1I4JJ
Angela Merkel dhe Anne Will
Angela Merkel dhe Anne WillFotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Angela Merkel ishte në Talk-Show te Anne Will dhe u tregua luftarake. Ajo mbrojti politikën e saj ndaj refugjatëve, sepse mendon se ajo ka të drejtë me atë që bën. Ajo lufon për mesin politik në Gjermani, unitetin e BE, fitoren e arsyes kundër histerisë. Dhe natyrisht lufton për postin dhe trashëgiminë e saj. Angela Merkel, e cila zakonisht jep një pamje të ftohtë, tregohej entuziaste në mbrojtjen e politikës së saj nga kritikët në radhët e saj, nga e djathta e re dhe një pjesë e mediave.

Merkel është kundër caktimit të kufirit më të lartë të refugjatëve dhe azilkërkuesve, sikur qeveria e Austrisë. Ajo nuk do t'i mbyllë thjesht kufijtë e Gjermanisë, në dëm të fqinjëve. Greqia duhet të ndihmohet dhe jo të lihet në baltë.

Kancelarja vazhdon të kërkojë një konsensus në Evropë për politikën ndaj refugjatëve, që është mbase pjesa më e rëndë në politikën e saj. Ajo thotë: "Evropa duhet të mbahet së bashku dhe të tregojë solidaritet." Angela Merkel është e vetmja që tani qëndron në këtë rrugë. Të gjithë të tjerët janë kundër këtij koncepti - si kryeministri hungarez Viktor Orban apo ai bavarez Horst Seehofer. Ndërsa disa të tjerë kanë frikë nga populistët e djathë, si François Hollande në Francë apo krerët e Austrisë. Për vet këtë fjali kancelarja Merkel meriton Çmimin Nobel për paqe, siç thonë disa politikanë. Por seriozisht: duhet të jemi të kënaqur që ajo nuk largohet nga rruga e saj.

Barbara Wesel
Barbara Wesel

Mundimet e politikës

Në rrafshin praktik jeta e kancelares është shumë më e vështirë. Përpjekja që të ulë ardhjen e migrantëve dhe refugjatëve me ndihmën e Turqisë mund të dëshmohet shumë e vështirë dhe të dështojë. Brenda BE-së janë forcuar egoizmat nacionalë që mund të rrezikojnë edhe të ardhmen. Por jo, ky nuk është faji i kancelares Merkel. Nuk është kancelarja ajo që po e përçan Evropën, por BE-ja në brendi ka shumë qeveri të dobëta, që nuk kanë guxim t'u mbeten besnikë bindjeve të tyre. Sikur Merkeli të vepronte si ata, Evropa nuk do të ishte asgjë më shumë se një frazë politike. Tradhëtia e vlerave themelore ësthë aktualisht shumë oportuniste.

Problem edhe më i madh se ai me refuagjatët është aktualisht paaftësia për t'u përballur me migracionin. Nëse një vend si Turqia mund të pranojë pa probleme të mëdha 2,5 milionë refugjatë nga Siria, atëherë BE-ja me mbi gjysmë miliardi banorë do të duhej të përballej pa problem me shifra të ngjashme. Por në vend që t'i zgjidhin së bashku problemet, ata e kanë shndërruar temën e refugjatëve në një viktimë të populistëve dhe ideologëve. Nga teoritë e pastërtisë deri tek përhapja e frikës nga islamizmi dhe vuajtjeve sociale, në këtë debat dëgohen të gjitha.

Lufta kundër histerisë

Vetëm Angela Merkel kundërshton këtë histeri me vendosmëri. Dhe ajo nuk është dorëzuar nga ideja e një uninoni të arsyeshëm politik evropian. Mund të ndodhë që ta humbë këtë luftë, sepse shumë kolegë të saj evropianë nuk mund ta vlerësojnë si duhet rrezikun për BE dhe veprojnë sipas kalkulimeve afatshkurtëra. Mund të ndodhë që Angela Merkel të ndryshojë politikën e saj pas samitit të 7 marsit dhe të bëj kompromise. Por të paktën ajo po lufton nga bindja dhe po bën të pamundurën që të mbajë së bashku Evropën dhe që humaniteti të fitojë në politikën ndaj refuagjatëve. "Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në historinë tonë", thotë kancelarja. Edhe këtu ka të drejtë, por shumë të tjerë ende nuk e kanë kuptuar këtë.