1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Annani në Ankara

13 Mars 2012

Kofi Annan po zhvillon bisedime në Ankara lidhur me situatën në Siri. Ai zhvilloi takim edhe me përfaqësuesit e Këshilit Kombëtar Sirian.

https://p.dw.com/p/14K0X
Annani në një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Abdullah Gyl
Annani në një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Abdullah GylFotografi: AP

I dërguari i posaçëm për Sirinë, Kofi Anan në kuadër të misionit të tij të paqes po qendron në vendin fqinj Turqi. Aty ai foli për raportimet e tmerrshme të mizorive të kryera ndaj civilëve të opozitës siriane dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare një mesazh të përbashkët të qartë për këtë ngjarje. Ai është takuar aty edhe me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Sirian.

"Në qoftë se represioni i qeverisë siriane ndalon dhunën, edhe ushtria e lirë siriane do t'i japë fund luftimeve”, bëri të ditur zëdhënësi i këtij këshilli.
Delegacioni i Këshillit Kombëtar Sirian ka premtuar gjatë këtij takimi bashkëpunim të plotë për të zgjidhur krizën.

OKB dhe SHBA rrisin presionin ndaj Assad-it

Annani, i ngarkuar nga Kombet e Bashkuara dhe Liga Arabe kishte biseduar me Assad-in për dhënien fund të dhunës. Por deri tani kjo nuk kishte dhënë asnjë rezultat. Për këtë arsye Kombet e Bashkuara dhe SHBA kanë rritur presionin ndaj pushtetmbajtësit Baschar al-Assad. Në qytetin bastion të rezistencës siriane Homs, trupat e presidentit Baschar al Assad sipas të dhënave më të fundit kanë masakruar rreth 60 civilë. Përfaqësuesit e opozitës treguan filmime në video të grave dhe fëmijëve që duhet të jenë vrarë me thika. Mediet shtetërore siriane hodhën poshtë çdo lloj përgjegjësie dhe deklaruan se autorë të këtyre veprimeve kanë qenë "terroristët".

Autor: dpa/ Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi