1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071210 Nordkorea USA

7 Dhjetor 2010

Në një takim trepalësh u mblodhën këtë të hënë (6.12.) ministrat e Jashtëm të SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë në Uashington. Temë diskutimi ishte konflikti me Korenë e Veriut.

https://p.dw.com/p/QRSu
Që të tre dënuan agresionin e fundit të vendit komunist dhe kërkuan nga Kina, të ushtrojë më tepër ndikim tek aleatja e saj.
Që të tre dënuan agresionin e fundit të vendit komunist dhe kërkuan nga Kina, të ushtrojë më tepër ndikim tek aleatja e saj.Fotografi: AP

Sfondi i ashpër i diskutimeve u bë i qartë që para fillimit të tyre. Kur ministrja e Jashtme e SHBa-së Hillary Clinton u takua me homologun e saj japonez dhe koreanojugor, Seiji Maehara dhe Kim Sun Hwan, kërkoi fillimisht një minutë heshtje për viktimat e sulmit koreanoverior ndaj ishullit koreanojugor Yeonpeong.

Aeroplanmbajtësi amerikan George Washington në portin e Busanit në Korenë e Jugut
Aeroplanmbajtësi amerikan George Washington në portin e Busanit në Korenë e JugutFotografi: AP

Që të tre ministrat e Jashtëm dënuan sulmin, nga i cili humbën jetën katër persona. "Kjo sjellje luftarake dhe provokative" do të rrezikonte stabilitetin në Azi. Ai është i fundit në një rradhë të tërë provokimesh, tha Clinton. Ajo e kishte fjalën për sulmin e torpedove ndaj një anije lufte koreanojugore në mars të këtij viti, ku gjetën vdekjen 46 ushtarë dhe impianti për pasurimin e uraniumit, të cilin Korea e Veriut ia kishte treguar kohët e fundit një shkencëtari amerikan. Propopzimi i Kinës, për të thirrur një takim të veçantë të gjashtë palëve, që duhet të zgjidhin konfliktin atomik me Korenë e Veriut, ministrat e Jashtëm dinë ta vlerësojnë, tha Klinton, por ata e refuzojnë atë. Krahas SHBA, Japonisë dhe Koresë së Jugut edhe Kina, Rusia dhe Korea e Veriut bëjnë pjesë tek gjashtë palët, bisedimet e të cilave janë ndërprenë që prej prillit 2009. "Për t'i vazhduar bisedimet, na duhet fillimisht një bazë e arsyeshme. Ajo fillon me atë, që Korea e Veriut të ndërpret çdo veprim provokativ dhe luftarak."

Nga Kina SHBA, Japonia dhe Korea e Jugut presin një rol më aktiv. "Qeveria në Pekin ka një lidhje të veçantë me Korenë e Veriut dhe ne shpresojmë, që Kina të bashkëpunojë me ne, për t'i dërguar Koresë së Veriut mesazhin e qartë dhe pa ekuivoke, që ata duhet të demonstrojnë seriozisht se do ta ndërpresin qëndrimin e tyre provokativ."

Marinar koreanojugor duke mbajtur raketën e hedhur nga Korea e veriut
Marinar koreanojugor duke mbajtur raketën e hedhur nga Korea e VeriutFotografi: AP

Presidenti i SHBA-së Barack Obama kishte telefonuar më parë me homologun e tij kinez Hu Jintao, duke kërkuar prej tij bashkëpunim me SHBA dhe që t'i dërgojë Koresë së Veriut mesazhin e qartë, që "provokimet e tyre nuk janë të pranueshme". Kryetari i shtetit dhe qeverisë kineze kishte paralajmëruar në bisedë të kihet kujdes nga "Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve, duke kërkuar një "reagim të qetë dhe të arsyeshëm nga të gjitha palët", citon agjensia gjermane e lajmeve dpa ministrinë e Jashtme kineze.

SHBA pozicionohen dukshëm në anën e aleatëve të tyre, Së bashku me me Japoninë ata mbajnë para gadishullit korean manovrën më të madhe të përbashkët ushtarake deri tani me Korenë e Jugut. Admirali Mike Mullen, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, u nis ndërkohë në një vizitë të planifikuar papritur për në Korenë e Jugut. Dhe Presidenti i SHBA-së Obama njoftoi në fundjavë arritjen e shumëpritur të një marrëveshjeje tregtare me Korenë e Jugut.

Megjithatë, kështu deklaroi ministrja e Jashtme Clinton, jemi të gatshëm për dialog. Për Korenë e Veriut qëndrojnë të hapura "një e ardhme e sigurtë dhe e suksesshme" dhe marrëdhënie më të mira, nëqoftëse merr vendimet e duhura. Bisedimet gjashtëpalëshe do të rifilloheshin në këto kushte.

"Korea e Veriut duhet t'i përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Jugut dhe të ndërpresë aktet provokuese. Përveç kësaj Korea e Veriut duhet të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të ndërmarrë hapa konkretë, për të përmbushur detyrimet për të çarmatosur programin e tij atomik."

Autor: Kristina Bergmann/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama