1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Apeli i fundit i Helmut Kohl

Felix Steiner4 Nëntor 2014

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl dëshiron të dërgojë edhe një apel për Evropën në krizë. Në librin e tij të ri, ndonëse me një shëndet të lig, Kohl kritikon ashpër edhe pasardhësin e tij Gerhard Schröder.

https://p.dw.com/p/1DgTe
Fotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

Ndoshta Helmut Kohl do të përjetojë fatin e Stéphane Hessel: Edhe luftëtari rezistues dhe diplomati në OKB ishte dëshpëruar në vitin 2010 me realitetin e shekullit 21 dhe në moshë të shtyrë mori edhe një herë penën në dorë: "Dëshpërohuni", thërriti atëherë 93-vjeçari, duke iu drejtuar rinisë franceze, e cila do të duhej të merrte qëndrim ndaj kapitalizimit financiar dhe pozicionit pacifist. Pamfleti i tij 14-faqësh u botua me një milionë ekzemplarë.

Edhe libri i ri i kancelarit të vjetër Kohl është shndërruar ndërkohë në një lloj apeli. Libri ka vetëm 120 faqe. Për shkak të moshës së shtyrë? Apo libri është menduar vetëm si apel? Sidoqoftë Kohl e prezantoi të hënën librin e tij në Franfkurt, i ulur në karrige si një figurë dhe me një të folur të vështirë. Shumë gjysmëfjali, të kuptueshme me vështirësi. Po si mund të shkruhen në këtë gjendje një libër?

Maike Kohl-Richter, ndihmësja e tij

Këtë e shpjegon Maike, bashkëshorjta e Kohlit, e cila e ndihmon atë në prezantimet publike, sepse kanceri i ribashkimit të Gjermanisë dhe qytetar nderi evropian, ka nevojë për ndihmë. "Burri im i ka të gjitha në kokë". Ndërsa Maike vetë shkon në arkiva dhe përzgjedh gjërat, që burri i saj ka në kokë dhe i rendit gjërat. Do të thotë: ajo i shkruan tekstet e redaktuara nga ai. Në fund ai thotë, këtë desha të thosha dhe këtë jo.

E kaluara është tema kryesore e librit të Kohlit. Dikur, pra në kohën e gjeneratës së tij, e cila i ka mbijetuar edhe tmerret e Luftës së Dytë Botërore, Evropa ka qenë tema më e dashur. Natyrisht që secili në atë kohë i ka ndjekur interesat kombëtare. Por askush nuk ka dashur t'i sakrifikojë vlerat evropiane për interesat e brendshme politike. Secili e ka pasur të qartë se vetëm Evropa e bashkuar siguron paqen në kontinent. Pikërisht këto mendime Kohl do t'i vërë në rend të parë. Ai do që politikanët të jenë shembull i bashkëjetesës evropiane.

Prezantimi i librit në Frankfurt mbi Main: Maike Kohl-Richter, Helmut Kohl dhe Jean-Claude Juncker
Prezantimi i librit në Frankfurt mbi Main: Maike Kohl-Richter, Helmut Kohl dhe Jean-Claude JunckerFotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

BE duhet të jetë në zemrën e njerëzve

Këto mendime mbështet Jean-Claude Juncker në punën e tij në Komisionin Evropian. Komisioni i tij, i cili quhet edhe "Komisioni i shansit të fundit", synon të rikthehet në zemrat e qytetarëve evropianë. Por befason fakti që Juncker ditën e parë të punës si Komisioner nuk e kaloi në Bruksel, por në Franfkurt, përkrah mikut të tij të vjetër Helmut. Kohl ëshë njëri nga simbolet e tij të politikës evropiane. I dyti është Jaques Delor.

Euro nuk ka qenë pasojë e lëshimeve ndaj Francës dhe me qëllim që Francois Mitterrand të pajtohet me ribashkimin e Gjermanisë. Euro është futur për të theksuar unitetin evropian. Kohl e thekson këtë në librin e tij, ndërsa Juncker në fjalën e prezantimit. Euro ka qenë një prej temave më të lakuara edhe gjatë fushatës elektorale, në veçanti nga euroskeptikët si "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), e cila së fundi ka fituar 7% të votave.

Gerhard Schröder zëvendësoi Kohlin në postin e kancelarit në vitin 1998.
Gerhard Schröder zëvendësoi Kohlin në postin e kancelarit në vitin 1998.Fotografi: picture-alliance/dpa

Kritika të ashpra ndaj pasardhësit Schröder

Por AfD nuk përmendet në libër. Vetëm me një varg. Ky është raporti i Kohlit ndaj kundërshtarëve. Ai mendon se, nëse i përmend, rrit vlerën e tyre dhe nuk i dëmton. Kundërshtarin, të cilin ai e përmend shpesh, është pasardhësi i tij, socialdemokrati Gerhard Schrëder, i cili e ka mundur pas 16 vjet qeverisjeje. Kohl pohon se pasardhësi i tij i ka bërë tre gabime fundamentale: pranimi i Greqisë në zonën e euros, shkelja e paktit të stabilitetit të euros dhe deficiti tepër i lartë, si dhe dëmtimi i aleancës transatlantike me kundërshtimin e luftës në Irak.

Mënyra, se si Kohl i formulon këto gjëra në libër, bën të qartë se këtu bëhet fjalë për më shumë se vetëm për kritika. Bëhet fjalë për frustrimin me humbjen në vitin 1998. Kohl edhe sot i komenton këto zhvillime. Ai merr mikrofonin në dorë, ndonëse pyetja i drejtohet Jean-Claude Juncker, ndërsa Kohl vetë gati që nuk kuptohet fare.

Helmut Kohl, përmendorja e gjallë, që me shumë dëshirë do të thoshte më shumë gjëra, por tani nuk mund t'i artikulojë ato. Paraqitja e tij duket tragjike gati në të gjitha gjërat. Por ai kënaqet me dritat e rreth 10 kamerave dhe prezencën e gati 80 gazetarëve.

Helmut Kohl ka vendosur vetë, që të prezantohet në gjendjen e tanishme. Por mbetet sekrete, se pse ka vendosur që në këtë gjendje të dalë në opinon. Por ai nuk është vet. "Halo Jean-Claude dhe gjitha të mirat në postin e ri!", thërret një korrespodent i pensionuar kaherë televiziv. Ai më njeh dhe ne jemi me ty. Duket se këto gjëra i ndihmojnë disa njerëz të shtyrë në moshë!