1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aprovim dhe rezerva serioze

17 Dhjetor 2007

Konferenca ndërkombëtare për klimën në Bali përfundoi të shtunën me një kompromis. Më shumë se 180 pjesëmarres ranë dakord që deri më 2009-ën të përfundojnë bisedimet për marrëveshjen e re, që do të zëvendosojë Kioton.

https://p.dw.com/p/Ccd2
Bali, Demostratë
Bali, DemostratëFotografi: AP

Me këtë pjesëmarrësit i bënë një lëshim SHBA-ve, që nuk e kanë nënshkruar protokollin e Kiotos dhe që edhe në Bali bënin rezistencë deri në minutën e fundit. Por reagimet e Shtëpisë së Bardhë për kompromisin ishin të përziera. Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të fundjavës thuhet se ka shumë pika pozitive në vendimin e Balit. Rëndësia e energjisë së pastër njihet në raportin përfundimtar po ashtu si edhe domosdoshmëria për të mbështetur financiarisht zbatimin e kësaj teknologjie në vendet në zhvillim.

Delegacioni amerikan në Bali Paula Dobriansky, dhe James Connaughton
Delegacioni amerikan në Bali - Paula Dobriansky, dhe James ConnaughtonFotografi: AP

Qeveria amerikane me dyshime

Por qeveria amerikane shpreh edhe "dyshime serioze" ndaj vendimeve të tjera. Në rradhë të parë kritikohet fakti, që vendeve në zhvillim nuk u kërkohet më fort llogari. Një nga preokupimet kryesore kjo të presidentit amerikan Xhorxh Bush. Ai argumenton, se nuk mjafton nëqoftëse vetëm vendet e industrializuara i reduktojnë emisionet e tyre. Prandaj ai ka refuzuar të aprovojë protokollin e Kiotos.

Al Gore flet në Bali
Al Gore flet në BaliFotografi: AP

Vendet duhen trajtuar njëlloj

Këtu Bush ka parasysh në rradhë të parë Kinën, Indinë dhe Brazilin. SHBA-të duan që këto vende të mbajnë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e klimës. Në deklaratën e fundit të Uashingtonit kjo bëhet e qartë, kur thuhet se jo të gjitha vendet në zhvillim duhen trajtuar njëlloj. Duhet marrë parasysh fuqia ekonomike e secilit vend dhe volumi i emisioneve, që çliron. Vendet më të vogla dhe më të dobëta ekonomikisht duhet të kenë një trajtim më të diferencuar se sa vendet me zhvillim më të madh.

Trafik, Denver - Colorado Highway
Trafik, Denver - Colorado HighwayFotografi: AP

Të gjitha vendet kanë të drejtë zhvillimi

Në të njëjtën kohë në reagimin e SHBA-ve ndaj Balit theksohet, se të gjitha vendet kanë të drejtë, që të zhvillohen ekonomikisht. Presidenti i SHBA-ve Bush ka kërkuar gjithnjë që mbrojtja e klimës të mos dobësojë ekonominë.

Por me gjithë rezervat SHBA janë treguar tani të gatshëm të marrin pjesë në bisedimet pas Balit. Kjo theksohet edhe një herë në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Megjithëse kryesuesja e delegacionit amerikan, Paula Dobriansky, kërcënoi thuajse deri në fund me veto në Bali. Vetëm në votimin dramatik përfundimtar ajo ndryshoi qëndrim. Si shpërblim për aprovimin e SHBA-ve në deklaratën e Balit nuk përmenden limite konkrete për reduktimin e emisioneve të gazrave të efektit serë. Eshtë vetëm një deklaratë e përgjithshme, përmes së cilës shteteve të industrializuara u bëhet thirrje, që të reduktojnë emisionet e tyre. SHBA-të janë prodhuesi më i madh i gazrave të efektit serë.

Aktivistë të Greenpeace protestojnë kundër ngrohjes globale
Aktivistë të Greenpeace protestojnë kundër ngrohjes globaleFotografi: AP

Datat për raundet e bisedimeve pas Balit janë përcaktuar tashmë. Ata do të zhvillohen edhe nqs amerikanët do të kenë zgjedhur një president apo presidente të re. Hillary Clinton (Hilari Klinton) kandidate për presidente e demokratëve, pohoi gjithashtu në fundjavë, se nëqoftëse zgjidhet presidente do të kujdeset, për një marrëveshje pasuese të Kiotos. Kandidatët e tjerë për president dhe disa republikanë janë shprehur edhe për futjen e limiteve maksimale të emisioneve.