1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armë gjermane për rajonin e Gjirit Persik

Bernd Gräßler/Pandeli Pani8 Gusht 2013

Jan van Aken: Në politikat strikte gjermane për eksportin e armëve, respektimi i të drejtave të njeriut është vetëm një kriter që rregullisht anashkalohet.

https://p.dw.com/p/19Ldz
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria Federale Gjermane ka miratuar për gjysmën e parë të vitit 2013 furnizime me armë në vlerë prej rreth 817 milonë euro për gjashtë shtete në rajonin e Gjirit Persik. Kështu eksportet e armëve nga Gjermania, e cila është eksportuesja e tretë më e madhe e armëve në botë po shkon drejt një rekrodi të ri. Eksportet e miratuara vitin e kaluar prej Këshillit të Sigurisë në Bundestag kapin një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh  për vendet e Këshillit të Gjirit Persik të cilit i përkasin Bahreini, Katari, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në krye të listës së eksporteve të armëve për vitin 2013 është deri tani Katari, me rreth dy milion banorë, që ka blerë armë dhe mjete luftarake, si p.sh. tanke, me vlerë prej rreth  635 milionë euro. Sipas të dhënave të kompanisë që prodhon armë dhe pajisje ushtarake Krauss-Maffei Wegmann vëllimi im përgjithshëm i armëve që do të blejë shkon në1.9 miliardë euro.

Protest gegen Waffenexporte
Protesta ndaj politikës gjermane të eksportit të armëveFotografi: dapd

Akuza për kancelaren gjermane Angela Merkel

Eksperti për armatimin i partisë E Majta, Jan van Aken, e akuzon kancelaren gjermane Angela Merkel se ndjek një politikë të "shfrenuar" eksporti. Në gjoja politikat strikte gjermane për eksportin e armëve, respektimi i të drejtave të njeriut është vetëm një kriter që rregullisht anashkalohet kur është fjala për interesa të politikës së jashtme, tha van Aken në intervistë me DW: "Shtetet e Gjirit Persik nuk janë çerdhe e të drejtave të njeriut".

Në raportin e fundit të Amnesty International në këto vende janë regjistruar raste torture, shkelja e të drejtave të grave dhe kufizimin e lirisë së fjalës, p.sh. në Katar apo në Arabinë Saudite. Po ashtu të dy këto vende autoritare kishin marrë pjesë në pranverën e vitit 2011 me tanke dhe ushtarë në shtypjen e dhunshme të protestave në Bahrein.

Verschleierte Frau mit Handy in Katar 2011
Grua në KatarFotografi: picture-alliance/dpa

Për momentin jo armë për Egjiptin

Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Roesler, theksoi se qeveria federale gjermane i trajton me përgjegjësi licencat për eksportet ushtarake. P.sh për Egjiptin ishte vendosur "që një herë për një herë gjithçka të lihet në pritje për shkak të situatës së pasigurt politike atje." Sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë Federale të Ekonomisë drejtuar partisë E Majta "të gjitha vendimet mbi kërkesat për eksport armësh në Egjipt janë shtyrë", duke shtuar megjithatë "në qoftë se në rastet e veçanta nuk ka bazë për një vendim të menjëhershëm pozitiv apo negativ".