1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armë për botën

Mimoza Cika-Kelmendi19 Mars 2012

Eksporti i armëve është rritur fuqishëm në mbarë botën edhe në vendet e Pranverës Arabe. Aty u përdorën edhe automjete të blinduara me prejardhje gjermane, bën të ditur SIPRI

https://p.dw.com/p/14Mta
Fotografi: picture alliance / dpa

Tregtia me armë konvencionale është rritur në mënyrë dramatike viteve të fundit. Sipas një raporti të Institutit për hulumtime paqësore në Stokholm, SIPRI,që u publikua këtë të hënë (19.03), vëllimi i tregtisë së armëve në mbarë botën në pesë vitet e fundit është rritur në 24 për qind. Eksportuesit më të mëdhenj të armatimit janë SHBA dhe Rusia. Në vend të tretë qëndron Gjermania e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Franca.

Importuesit më të mëdhenj ndërkohë janë të gjitha vendet aziatike - India, Korea e Jugut, Pakistani, Kina dhe Singapori. Rritjen më të madhe në importimin e armëve qysh prej 2002 e patën Siria dhe Venezuela. Sipas raportit, për periudhën kohore 2007-2011, 44 për qind e armatimit ka shkuar në Azi dhe në Pacifik, pastaj renditet Evropa me 19 për qind, e ndjekur me 17 për qind nga Lindja e Mesme.

Një nëndetëse e tipit 214 - prodhim gjerman për marinën greke
Një nëndetëse e tipit 214 - prodhim gjerman për marinën grekeFotografi: picture alliance

Që armët përdoren vazhdimisht për të arritur qëllimin, këtë e tregon fakti në Sirinë aktuale. Aty qeveria i kundërvihet kryengritësve me tanke, avionë dhe raketa: "Shumë sisteme armësh lejohen të përdoren edhe për të shtypur lëvizjet demokratike", thotë Pieter Wiezeman, ekspert për Lindjen e Mesme nga Instituti për paqe i Stokholmit, SIPRI. Madje edhe janë vënë në përdorim edhe monitorues radarësh për të mbikqyrur lëvizjet e demonstruesve.

"Jo ide e mirë"

Një pjesë e madhe e rreth 8000 njerëzve që sipas të dhënave të OKB-së kanë vdekur qysh prej fillimit të protestave para një viti në Siri, shkojnë në llogari të Rusisë për teknikën e saj të armatimit: Nga aty regjimi sirian është furnizuar për pesë vitet e fundit me 78 për qind të arsenalit të saj ushtarak, Bjellorusia ka kontribuar me 17 për qind dhe Irani me pesë për qind.

Moska është shprehur kundër një embargoje dhe madje ka rritur edhe më tej furnizimin e saj. „Rusia e argumenton këtë me faktin që Sirisë i nevojiten armë kundër kërcënimeve nga jashtë", thotë Wezeman. Rusia dhe Siria janë të një mendimi kur vjen puna për intervenimin nga jashtë. „Ne nuk duam asnjë intervenim si në Libi. Para një viti aty ishte ngritur me miratimin e Rusisë një zonë e ndaluar fluturimi.

Raketa të tipit S-400 Triumph në Rusi
Raketa të tipit S-400 Triumph në RusiFotografi: picture alliance/dpa

NATO e interpretoi Rezolutën përkatse të OKB për mbrojtje të popullsisë civile dhe më pas në mënyrë bujare ajo mbështeti rebelët nga ajri duke kontribuar ndjeshëm për përmbysjen e qeverisë. Armët të cilët u vunë në përdorim atë kohë nga regjimi i Gaddafi-t, sipas të dhënave të SIPRI-t më parë ishin blerë, ndër të tjera në Britaninë e Madhe dhe në Francë.

"Kur filloi revolta në Libi, shumë vende zbuluan se shitja e armëve aty nuk ka qenë e mirë, thotë Wazeman. Përveç kësaj, Pranvera Arabe ka ndikuar megjithatë në furnizimin e rajonit me armë – përkundër faktit që edhe regjimet e Bahrain-it, Tunizisë dhe Egjiptit përdornin armë të importuara kundër opozitarëve. Egjipti për shembull, sipas raportit është furnizuar me armë të mëdha, ndër to 45 tanke amerikane M-1A1, ku qeveria porositi menjëherë edhe 125 të tjerë. Kundër demonstruesve sipas raportit në fjalë, vitin e kaluar u përdorën edhe mjete të blinduara, të cilat ishin prodhim i licencës gjermane.

Rregullat e BE-së jo të ashpra

"Edhe vendet, në të cilat ende nuk ka kanë filluar një Pranverë Arabe, por kanë zhvillime të ngjashme në vend u furnizuan me armë", thotë Wezeman dhe përmendi Algjerinë dhe Arabinë Saudite. Algjeria merr armët e saj edhe nga Republika Federale. Pra Gjermania sipas raportit të SIPRI-t i ka dhënë dritën e gjelbërt transferimit të automjeteve të blinduara dhe armëve të tjera. Arabia Saudite ka bërë tregëtinë me armët më të mëdha në dy dekadat e fundit: për 29 miliardë dollarë, regjimi ka blerë 84 avionë të rinj dhe 74 avionë luftarakë modernë nga SHBA. Në raportin e SIPRI-t ende nuk ka përfunduar shitja e mundshme e më shumë se 200 tankeve gjermanë Leopard- 2, Arabisë Saudite. Marrëveshja e cila, sipas raportit është miratuar verën e kaluar nga Këshilli Federal i Sigurimit, kishte shkaktuar në opinionin gjerman diskutime të ashpra.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: picture alliance / dpa

Autor: dpa, Stude/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti