1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Russland Nahost Waffen

7 Shtator 2010

Ministrat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Rusisë, Ehud Barak dhe Anatoli Serdjukov, nënshkruan në Moskë një marrëveshje ushtarake. Ajo parashikon shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve me interes të ndërsjelltë.

https://p.dw.com/p/P5cW
Takimi izraelito-rus në MoskëFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Në bisedimet e fundit për Lindjen e Mesme në Uashington Rusia merrte pjesë indirekt, e përfaqësuar nga i ngarkuari i "Kuartetit për Lindjen e Mesme", Tony Blair. Një qëndrim i tillë i tërhequr nuk i përshtatet përpjekjeve të Moskës në Lindjen e Mesme dhe rreth saj, përpjekje që janë të shumëanshme dhe nganjëherë edhe të ngatërruara. Dhe gjithnjë është fjala për një përzierje biznesi dhe politike të fuqisë së madhe, që dikur i kishte rrënjët thellë në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

Thuajse gjithnjë është fjala për armë

Ndryshe nga dikur, kur Moska edhe në Lindjen e Afërt kishte marrë rolin e një antipodi të perëndimit, ajo sot luan në të gjitha anët. Kur ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak vjen tani në vizitën e tij të parë në Rusi, ai pason shumë të tjerë nga rajoni. Sirianë, iranianë, palestinezë ndër ta edhe përfaqësues të „Hamasit“ islamist, por edhe kryetarë të ndryshëm të qeverive izraelitë kanë qenë në listën e të ftuarve të Moskës. Më shumë se procesi i paqes në plan të parë janë interesa të të dyja palëve. Dhe thuajse gjithnjë janë në diskutim armët.

Israel Verteidigungsminister Ehud Barak
Ehud Barak u takua në Moskë me homologun e tij rus SerdjukovFotografi: AP

Barak do të pengojë shitjen e armëve ruse në Iran dhe Siri

Ehud Barak do të intensifikojë p.sh. tani përpjekjet e Izraelit për të penguar dy biznese armësh të Moskës, që nuk janë të vetmet. Shitjen e raketave S-300 Iranit dhe P-800 („Yakhont") raketa kundër anijeve Sirisë. Në të dyja rastet Rusia këmbëngul që është fjala për armë defensive që nuk rrezikojnë Izraelin dhe (sidomos në rastin e Iranit) që nuk u nënshtrohen as sanksioneve. Nga ana tjetër Moska thotë se "kryen detyrimet". Një pjese e kontratave për shitjen e armëve janë të vjetra dhe sa më shumë të pritet që ato të dorëzohen, aq më shumë e rrezikon kjo fushatën politike, që rusët bëjnë për imazhin e tyre në rajon.

Edhe me Izraelin Moska përpiqet të intensifikojë marrëdhëniet. Dhe me siguri jo në rradhë të parë për shkak të një milionë hebrejve rusë, që jetojnë ndërkohë atje. Por edhe sepse Izraeli është aktiv në rajone, ku rusëve nuk u pëlqen aspak. Kështu Izraeli deri para dy vjetësh ka patur bashkëpunim të ngushtë ushtarak me Gjeorgjinë dhe e ka furnizuar atë ndër të tjera me avionë zbulimi pa pilotë. Pas luftës së shkurtër atje Izraeli i ndërpreu furnizimet. Sot Moska dëshiron vetë të blejë avionë të tillë në Izrael.

Iran Bushehr
Sergei Krienko dhe Ali-Akbar Salehi, përfaqësuesi rus dhe iranian për energjinë bërthamore. Në gusht nisi punën me ndihmën ruse centrali atomik Bushehr

Nuk dihet se në ç'masë rusët janë të interesuar për sisteme të tjera armësh izraelite. Përderisa ato të jenë ndërtuar me teknologji amerikane, siç është në shumicën e rasteve, u nënshtrohen kufizimeve të rrepta të eksportit. Dhe kur janë prodhime thjesht izraelite, si në rastin e avionëve të telekomanduar, mbetet e hapur nëse blerja e tyre nga Moska do ta pajtojë Izraelin me shitjen ruse të armëve.

Jo, së paku i tillë është mesazhi i Barakut: raketat moderne kundër anijeve në Siri mund të përfundojnë në Liban dhe atje në duar të hisbollahëve, që i përdorin pastaj kundër Izraelit. Përmirësimi i mbrojtjes ajrore në Iran do ta vështirësonte shumë një sulm izraelit ndaj impianteve atomike iraniane.

Çarmatimi i Izraelit nuk vihet në diskutim

Nga një sulm i tillë Moska ka porositur disa herë që të kihet kujdes dhe është përpjekur shpesh, që të mos shtohet shumë presioni kundër Iranit, me qëllim që të kufizojë konfrontimet luftarake me Iranin. Moska më parë dëshiron të fitojë para në Iran. Nga ndërtimi i reaktorëve atomikë. Edhe në Siri po bisedohet për ndërtimin e një reaktori rus. Moska siguron, se do të ndiqen vetëm qëllime paqësore dhe angazhohet se bashku me Sirinë për një „Lindje të Mesme pa armë atomike“. Me këtë kuptohet çarmatimi atomik i Izraelit, sepse vetëm ky ka deri tani armë atomike në këtë rajon.

Megjithatë për këtë Ehud Barak nuk do të jetë i gatshëm të bisedojë në Moskë.

Autor: Peter Philipp/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani