1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220708 Karadzic Porträt

Andrea Mühlberger 22 Korrik 2008

Pas 12 vitesh në arrati më në fund të hënën në mbrëmje u arrestua Radovan Karaxhiç, i shumëkërkuari për krime lufte në Bosnjë dhe ish-komandanti i serbëve të Bosnjës. Karaxhiç, kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë

https://p.dw.com/p/EhQp
Radovan Karadzic
Radovan KaradzicFotografi: AP

Një kriminel që urdhëron që nga tavolina e punës për llogari të të cilit shkon vrasja e 8000 myslimanëve përfytyrohet ndryshe: Karaxhiç ka veshje elegante. Flokët e shprishur si artist. Me një zë që të bënte për vete, dhe i përgatitur për të gjitha situatat. Kështu e kanë të fiksuar në memorje shumë vetë Radovan Karaxhiçin. Pasi kështu i inskenonte vetë presidenti i serbëve boshnjakë paraqitjet e tij publike, para 12 vitesh para së të futej në ilegalitet, kjo pasi Tribunali i Hagës ngriti akuzën për gjenocid kundër tij.


Disa hërë dështuan përpjekjet për ta arrestuar Karaxhiçin, dhe me çdo dështim përhapej edhe më shumë miti i "njeriut të maleve", i cili siç thuhej fshihej diku në mes të Bosnjes dhe Malit të Zi në një manastir. Si për të tallur përndjekësit e tij dhe për të rifreskuar kujtesën tek admiruesit, Karaxhiç përmes kontakteve botonte rregullisht romane, libra me poeti, madje dhe libra për fëmijë. Një mjek me universitet, psikiatër me pretendime të larta dhe me prirje për poezi.


"A e njeh shembullin e fijes së barit? Të fijes së barit që do thellë që nga rrënja"

I akuzuari për krime lufte reciton këtu para arrestimit të tij një nga poezitë e tij. I vetquajturi poet, mjek dhe malazez me origjinë u fut në politikë kur krijoi partinë nacionaliste demokratike serbe në vitin 1989. Shumë shpejt u bë e qartë se ç'rrugë do të ndiqte adhuruesi i Titos që në rini, si president i serbëve boshnjakë. Në tetor 1991 ai i kërcënon myslimanët në parlamentin e Sarajevës me luftë kur këta kërkuan pavarësinë e Bosnje-Hercegovinës: "Duhet ta dini se ju po e çoni në ferr Bosnje-Hercegovinën dhe popullin mysliman në katastrofë. Populi mysliman nuk mund të mbrohet po qe se do të fillojë lufta."

Por gjysëm viti pas kësaj seance kuptimplote parlamentare dhe shpalljes së pavarësisë nga ana e boshnjakëve, Karaxhiç e fut vetë vendin e tij në tragjedi. Së bashku me nxitësin e luftës nga Beogradi, Sllobodan Millosheviç ai organizon marshimin e ushtrisë serbe kundër njësive myslimane në Bosnje. Karaxhiçi dhe gjenerali i njohur me emrin si gjenerali i djallit, Ratko Mlladiç ende në liri, përhapnin tmerr e frikë ndër popullsinë myslimane të Bosnjes dhe ndër kroatë, megjithëse Karaxhiçi para hetuesve ndërkombëtarë me paturpësi pohon të kundërtën:

"Para lufte në Banja Luka jetonin 20 mijë myslimanë. Tanimë jetojnë aty 40 mijë syresh, ata kanë ardhur nga fshatrat e thellë, ku ne nuk mund t'i mbronim dhe tashmë ne po i mbrojmë këtu në Banja Luka."


Në vend të kësaj duhej që dorëzohej nga uria Sarajeva pas vitesh pushtimi. Civilët u kthyen në objektiva sulmi të snajperistëve. Dhe masakra ndaj 8000 myslimanëve të Srebrenicës u kthye në simbol të gjenocidit brutal në qendër të Evropës pas Luftës së II Botërore. Karaxhiçi dhe Mlladiçi konsiderohen si fajtorët kryesorë. Tashmë duhet të pritet se ç'do të thotë oratori i njohur dhe dredharaku për akuzat kundër tij. Në Sarajevë arrstimi i Karaxhiçit u prit me entuziazëm, si një dëmshpërblim i vonuar për familjet e viktimave.