1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

12 Janar 2018

Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kumtua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.

https://p.dw.com/p/2qjU5
Merkel, Seehofer, Schulz

Liderët e partive të Unionit konservator CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve, SPD, Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin qeverisës me bazë të gjerë në Gjermani. Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, pasi janë dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thonë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit, i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tensione për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat... por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive, që do të futen në koalicion.