1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arsenal me 110 mijë ton muncione stoqe ruso- sovjetike në Shqipëri

Ani Ruci, Tiranë23 Mars 2008

Viti 2010 është afati i fundit që NATO-ja i ka vënë Shqipërisë për shkatërrimin e këtij arsenali.

https://p.dw.com/p/DTBz
Pamje nga depoja e Gërdecit pas shpërthimit, 18 mars 2008Fotografi: DW / Pandeli Pani

Shifra e frikshme të municioneve stoqe sovjetiko- kineze që ka Shqipëria nuk është aspak sekret. Atë e bëri publike këtë javë vetë kreu i qeverisë së Tiranës Sali Berisha kur tragjedia në Gërdec e ka shtruar në rend të ditës shmangien e rezikut të përsëritjes së shpërthimeve të tilla.


Tunelet, depot me armatime stoqe, janë të shpëndara në të gjithë teritorin e Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Gjirokastër. Rreth 150 depo me municione u shpërthyen gjatë trazirave të pranverës 1997, që pasuan shembjen e firmave piramidale . Përdorimi i tyre i pakontrolluar dhe euforia e pasjes së një arme në dorë shkaktoi rreth 2.000 të vrarë.


NATO-ja ka financuar disa programe të shkatërrimit të tyre duke e reduktuar ndjeshëm numrin e jashtëzakonshëm të municioneve qe regjimi komunist grumbulloi në dekadat e tij për t´u mbrojtur nga armiq imagjinarë, gjë që solli mospërdorimn kurrë të arsenalit.


Një financim i qeverisë amerikane prej 46 milion dollarësh mundësoi shkatërrimin e mijëra ton silurave, minave detare dhe armatimeve të tjera, me të cilat bregdeti shqiptar ka qenë deri vjet i minuar .Tani kanë mbetur 110 mijë ton municione të vjetra, të gjitha ruse dhe kineze, që duhen asgjësuar.


Burime zyrtare nga Ministria e Mbrijtjes thane për DW se me ritmet e deritanishme të çmontimit dhe shkatërrimit të armëve do të duheshin edhe 10 vjet të tjera për të realizuar kushtin e NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë: nxjerrjes jashtë përdorimit të 110 ton municineve stoqe.


E vetmja mundësi që të kapet afati i kërkuart, viti 2010, është shtimi i financimve nga qeveria e Tiranës dhe mbështetja nga vendet anëtare të NATO-s.


Tragjedia e 15 Marsit në Gërdec të Vorës ka sjellë një situatë tjetër.

Të gjitha pikat e çmontimit dhe shkatërrimit të armëve në rang kombëtar janë duke u kontroluar dhe hetuar nga struktura të Ministrisë së Mbrojtjes për të shmamngur përsëritjen e ngjarjes së rëndë, gjë që ngadalëson procesin.


Kontroll i rreptë do të bëhet edhe për kualifikimin e punëtorëve që kryejnë procesin duke mos lejuar më që në të të përfshihen njërëz të paditur, fshatarë, të papunë që e pranojnë ofertën e rrezikshme nga e keqja për të siguruar bukën e gojës, siç tregoi shembulli tragjik i Gërdecit.