1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa: Arsyet kundёr martesёs pёr tё gjithё jo dinjitoze

Krsto Lazarevic
1 Korrik 2017

Nё vendet e Europёs ka tre lloj qёndrimesh ndaj homoseksualёve: barazi, diskriminim dhe injorancё e plotё, mendon Krsto Lazarevic

https://p.dw.com/p/2fjtC

A ju kujtohet betimi i George W. Bushit si president i SHBA-sё, ekstradimi i Sllobodan Millosheviҁit nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Hagёs e pastaj edhe se si Ebbe Sand dhe Sergej Barbarez ndanё bashkё titullin e mbretit tё portёs nё Bundesligёn gjermane?

Kёto kanё ndodhur kohё mё parё. Mё 2001 pёr tё qenё i saktё. Ky ishte edhe viti, nё tё cilin Holanda vendosi t'i japё fund diskriminimit ndaj homoseksualёve dhe tё aplikojё martesat pёr ta. Mё 2003 pasoi Belgjika dhe mё 2005 Spanja katolike. Kisha katolike paralajmёron nga kёto martesa, por tek e fundit ajo pati paralajmёruar edhe prej shtrigave dhe i digjte ato. Pёr ta formuluar mё butё, mund tё thuash, qё kisha katolike jo gjithmonё ёshtё nё hapin e pёrparimit tё shoqёrisё. Mё 2015 edhe irlandezёt nuk ia vёrshёllyen rekomandimeve tё Papёs dhe aplikuan martesat pёr tё gjithё pёrmes referendumit.

Tё premten edhe Gjermania hodhi tё njёjtin hap. Bundestagu votoi pёr aplikimin e martesave pёr tё gjithё - kundёr vullnetit tё kancelares Angela Merkel, e cila votoi kundёr martesave brenda tё njёjtit seks. 

Gjatё votimit nё Bundestag synohej shumё mё tepёr se sa ҁёshtja, nёse mund tё quhet "martesё" lidhja mes njeёzve tё tё njёjtit seks. Bёhej fjalё pёr ҁeshtjen parimore nёse tё gjithё duhet tё gёzojnё tё njёjtat tё drejta dhe shanse, apo nёse duhen shpikur arsye absurde pёr mbrojtjen e privilegjeve vetiake dhe pёr tё diskriminuar tё tjerёt. Arsyet e nxjerra kundёr kёtyre martesave nuk janё dinjitoze pёr njё shoqёri liberale.

Nё Europё ka tre modele tё qendrimit ndaj ҁifteve tё tё njёjtit seks. Gjermania tani iu bashkua grupit tё shteteve progresive. Kёtё mund ta quash "modeli europiano-perёndimor dhe skandinav", qё praktikohet edhe nё Francё, Portugali, Finlandё dhe Luksemburg. Shkurt dhe troҁ: homoseksualёt dhe lesbiket lejohen tё martohen dhe gёzojnё tё njёjtat tё drejta si ҁiftet heteroseksuale. Dhe pikё.

Por ekziston edhe modeli "ne nuk kemi gjё kundёr homoseksualёve, por", nё tё cilin deri para sё premtes bёnte pjesё edhe Gjermania. Nё vendet, qё praktikojnё kёtё model, homoseksualёt lejohen tё "kenё njё partneritet tё regjistruar".  Por ata nuk gёzojnё tё njёjtat tё drejta si heteroseksualёt. Kjo politikё diskriminuese ndiqet nё Austri, nё Çeki, nё Zvicёr, nё Itali, nё Greqi dhe Estoni. Nё Slloveni ka pasur fillimisht martesa pёr tё gjithё, votuar kjo nё parlament - por mё pas pёrmes njё referendumi popullor ky ligj u shfuqizua duke u zёvendёsuar me njё ligj partneriteti. Trumpetat e reklamёs kundёr martesave brenda seksit nё Slloveni gjёmuan nё radhё tё parё prej kishёs katolike.

Partia konservatore e Austrisё, ÖVP, nё sfondin e hapjes nё Gjermani tё martesave pёr tё gjithё, ndihet tani nё pozitё tё vёshtirё pёr tё vepruar. Kryetari i partisё Sebastian Kurz nuk do ta shprehё hapur pozicionin e tij mbi kёtё temё pёr arsye tё taktikёs elektorale. Konservatorёt nё Austri kanё votues, qё i nёnҁmojnё homoseksualёt. Por ata kanё edhe votues qё i urrejnё homoseksualёt. Pёr tё mos humbur grupet e zgjedhёsve, nё Austri kjo temё mbahet e mbyllur.

E sidoqoftё ёshtё mё mirё ky qendrim burracak i ÖVP, se sa modeli i tretё. Unё e quaj kёtё "modeli europiano-lindor" tek ne jo, ku ekzistenca e homoseksualёve me dёshirё pёr t'u martuar thjesht injorohet. Nё vende si Rumania, Shqipёria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk njihet martesa pёr tё gjithё. Madje nё shumicёn e kёtyre vendeve kjo temё as qё ёshtё shtruar pёr diskutim, sepse homoseksualiteti vazhdon tё mbahet tabu. Ndёrkohё qё Shqipёria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina mund tё fitonin mjaft. Ato mund tё hynin nё histori si vendet e para me popullsi shumicё myslimane qё hapeshin pёr martesat pёr tё gjithё. Qeveria shqiptare mё 2009 madje deklaroi, se do tё paraqesё njё projektligj pёrkatёs, por qysh atёherё nuk ёshtё bёrё asgjё.

E ndёr vendet me modelin "tek ne jo" ka edhe njё nёngrup vendesh qё ndjekin moton "never-ever", tё cilёt e kanё ankoruar nё kushtetutёn e tyre, qё martesa ёshtё e pёrkufizuar si lidhje mes burrit dhe gruas. Nё kёto vende bёn pjesё Lituania, Letonia, Polonia, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Sllovakia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi. Qeveritё e kёtyre vendeve janё aq shumё kundёr martesave pёr tё gjithё, sa duan madje tё ndalojnё qё kёtё ta aplikojnё brezat e ardhshёm. Nё Kroaci mё 2013 pas njё referendumi u pёrcaktua nё kushtetutё martesa si lidhje mes burrit dhe gruas. Edhe kёtu kisha katolike ka bёrё reklamё pёr vazhdimin e diskriminimit tё homoseksualёve. 

"Por Serbia tani me njё kryeministre lezbike" ndoshta do tё ndryshojё disa gjёra. Kjo ёshtё e vёrtetё dhe njё pёrparim, po tё mendosh, qё ata qё i urrejnё homoseksualёt nё tetorin 2010 nё qendёr tё Beogradit donin t'i linҁonin homoseksualёt. Megjithatё jeta e homoseksualёve nё Serbi nuk do tё pёrmrёsohet automaktikisht. Kryeministrja Ana Brnabic deri tani nuk ka rёnё nё sy, qё ёshtё angazhuar fort pёr barazinё ligjore tё homoseksualёve. Nё Serbi homoseksualёt i rrahin rregullisht nё hapёsira publike. Pёr aq kohё, sa nuk ndryshon gjё nё kёtё drejtim, as njё kryeministre lezbike nuk ka shumё vlerё.

Vendet europiane, qё kanё vendosur pёr barazinё, do tё bёnin mirё, qё t'i motivonin edhe vendet nё Europёn Qendrore dhe Juglindore pёr kёtё temё. Pavarёsisht entuziazmit nё Gjermani nuk duhet tё harrojmё, qё ka edhe vende, nё tё cilat homoseksualёve u duhet tё fshihen - e kjo nё mes tё Europёs.