1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asteriksi kundër romakëve - para ndeshjes Bajern kundër Hofenhajmit

Stefan Nestler5 Dhjetor 2008

Ndeshja më interesante e vjeshtës në kampionatin gjerman të futbollit do të zhvillohet sonte në Mynih, ku takohen Bajerni dhe ekipi i ri në elitën futbollistike, Hoffenheim. Ndeshja ka zgjuar vëmendje në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/G9xH
Asterix und Obelix
Asterix und ObelixFotografi: picture-alliance/dpa

Hofenhajmi (Hoffenheim) është një fshat. Këtë e di edhe lojtari i Bajernit, Daniel van Buyten. Ku ndodhet ai? "Nuk mund ta gjesh as në hartë, unë nuk e di saktësisht se ku ndodhet."

Por fshati i vogël në afërsi të Hajdelbergut (Heidelberg) ka nisur kryengritjen kundër Bajernit të madh. "Më duket se Franck Ribery tha këtë javë se atij i duket ky fshat si një fshat i vogël galician. Tani duhet të kujdesemi që pas 90 minutash historia të përfundojë si në 25 fletushkat e Asteriksit."

Byjerni me Kotbusin, 22 nëntor 2008
Byjerni me Kotbusin, 22 nëntor 2008Fotografi: AP

Trajneri i Hofenhajmit, Ralf Rangnick e ndien veten si një lloj rrebeli galician, i cili futet në luftë kundër romakëve nga Mynihu dhe e zemëron Cezarin, pra Karl-Heinz Rummeniggen. "Para nesh ndodhet një ekip, emri i të cilit më zbavit shumë, Hoffenheim 1899. Ku është fshehur ky ekip për 100 vjet me radhë ?"

Rumenigge nuk mbetet pa ju dhënë përgjigjja e duhur nga trajneri Rangnick.

"Kur kaq shumë njerëz interesohen për ne, njerëz një pjesë të të cilëve unë as nuk e kam pas ditur që ndodhen në Bajern, atëherë do të thotë se ata na marrin shumë seriozisht. Mund të them vetëm një: Në qoftë se doni të dëgjoni fjalë të mëdha, shkoni në Mynih. Ndërsa nëse doni të shihni futboll të mirë, atëherë jeni në adresën e duhur."

Hoffenheimi kryeson tabelën e Gjermanisë me tre pikë para Bajernit. Trajneri i bavarezëve Jürgen Klinsmann thotë se ata megjithatë më shumë janë të koncentruar në punën e tyre. "Nuk kemi kohë të mendojmë shumë se çfarë po bëhet atje, por shikojmë se çfarë duhet bërë në Bajern."

Ndeshja Hoffenheim kundër Këlnit
Ndeshja Hoffenheim kundër KëlnitFotografi: AP

Lojtarët e Bajernit duan të tregojnë se kujt i takon vendi pranë oxhakut. Lojtari i kombëtares, Philipp Lahm: "Po, ne duam të tregojmë se kush e kujt i takon vendi i parë, ai është Bajerni. Këtë do ta dëshmojmë të premten në mbrëmje."

Ngjashëm mendojmë edhe bashkëlojtarët e tij si Mark van Bommel, Sebastian Schëeinsteiger, Miroslav Klose, Ribery, Luka Toni dhe të tjerët, të cilët thonë se titulli i kampionit do t'i takojë bavarezëve. Trajneri Ralf Rangnick nuk shqetësohet fare. "Në kushtet normale, Bajerni do të bëhet kampion. Në kushtet normale ata do të fitonin një ndeshje si kjo kundër nesh. Por më e bukura është që dy vitet e fundit shpesh kemi dëshmuar se futbolli nuk shkon gjithmonë si presin të tjerët."

Pikërisht si në fletushkat e Asterixit dhe fshatit të tij, apo jo zoti Bastian Schëeinsteiger? "Për mua nuk kemi të bëjmë me një fshat, por me një ekip normal të Bundesligës, i cili aktualisht kryeson tabelën."