1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ata zgjedhin një president nga i cili presin të jetë neutral

23 Mars 2009

Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës në Maqedoni ishin të qeta. Ja si i vlerësojnë disa personalitete politike zhvillimin e zgjedhjeve persidenciale dhe lokale në Maqedoni:

https://p.dw.com/p/HHiZ
Gjorgje Ivanov duke përshëndetur zgjedhësit.
Gjorgje Ivanov, ka marrë shumicën e votave, por jo shumicën absolute. Ai e quan ditën e zgjedhjeve "ditë të madhe për Maqedoninë."- 22 mars 2009Fotografi: AP


Gjorgje Ivanov, kandidati nga rradhët e VMRO-DPMNE-së fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, megjithatë atij i mungon shumica absolute: "Ne kishim me të vërtetë kishim një ditë të madhe për Maqedoninë Evropiane. Ne të gjithë kemi kapacitete për të organizuar zgjedhje korrekte dhe demokratike," tha Ivanov.

Kundërshtari i tij në zgjedhjet e balotazhit do të jetë kandidati i Lidhjes Socialdemokrate, Lubomir Fërçkovski. Sipas rezultateve të deritanishme në vend të tretë është Lube Boshkovski, ndërsa në vendin e katërt është kandidati i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani.

Doris Pack, eurodeputetja gjermane.
Doris Pack, eurodeputete thotë për zgjedhjet në Maqedoni: "Besoj se këto zgjedhje mund të shihen me kënaqësi"- 23 mars 2009Fotografi: Europäisches Parlament

Por, më i rëndësishëm se rezultati i zgjedhjeve kësaj radhe ishte fakti që zgjedhjet rrodhën të qeta, theksoi drejtuesi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksander Nikolovski: "Unë jam i kënaqur. Me dy palë zgjedhje të ndryshe në një ditë ky ishte një prej procesve më të vështira zgjedhore deri tani në Republikën e Maqedonisë dhe nuk pati asnjë incident."

Që dje ambasadori i BE-së Erwan Fuere dhe ambasadori i SHBA-ve Philip Rikker, u shprehën pozitivisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. "Atmosfera ishte shumë pozitive. Shpresoj, që këto zgjedhje të mbeten në kujtesë si zgjedhje me borë," tha Fuere, duke aluduar për reshjet e mëdha të dëborës, gjatë fundjavës në Maqedoni. Me këtë ai deshi të theksojë, se kushtet atmosferike ishin problemi i vetëm gjatë ditës së dielë.

Ljubomir Frckoski, kandidati për president i opozitës socialdemokrate përshëndet zgjedhësit.
Ljubomir Frckoski, kandidat për president i opozitës socialdemokrate do të dalë në balotazh kundër Gjorgje IvanovFotografi: AP


Pozitivisht për zgjedhjet e 22 marsit u shpreh edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack. E pyetur a i sheh zgjedhjet si një sinjal pozitiv dhe një hap të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, Pack tha: "Unë besoj, që ato mund të shihen kështu. Në zgjedhjet e fundit ne vërejtëm shkelje të rënda dhe kam përshtypjen, se të gjitha partitë e kanë kuptuar, se këto zgjedhje janë një test për pjekurinë e vendit, demokracinë e tij dhe sjelljen e partive... Besoj se këto zgjedhje mund të shihen me kënaqësi," tha Pack për të tërhequr vërjetjen se: "Por, unë mendoj se nëse zgjedhëset dhe zgjedhësit zgjedhin një president atëherë e zgjedhin një, që në fund nuk e ndien veten si pjesë e një partie, siç është rasti edhe në Gjermani por, ata zgjedhin një president, nga i cili presin 'që të jetë neutral në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të vendit dhe mos të mbështesë njërën apo tjetrën palë por, në të vërtetë të jetë zëri i popullit. Kjo është detyra e presidentit. Dhe unë jam e sigurt se presidenti mund dhe duhet ta bëj këtë," tha Pack.

Autor: Z. Jordanovski / S. Padori

Redaktoi: Aida Cama