1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentatet dhe ligjet e sigurisë në BE

Hasselbach, Christoph13 Janar 2015

Atentatet e Parisit kanë nxitur debatet për ligje më të rrepta për sigurinë në BE. Si rrezik i veçantë konsiderohen të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku.

https://p.dw.com/p/1EJ8k
Fotografi: Reuters/G. Fuentes

Si pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, atë ato vitit 2004 në Madrid, në Londër në 2005 apo në vitin 2014 në Muzeun Hebre në Bruksel, çdo herë ka pasur thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë. Një nga kërkesat kryesore ishte dhe mbledhja rutinë, analiza dhe ruajtja e të dhënave personale, qoftë të telekomunikacionit, atyre bankare ose të dhënat e udhëtarëve. SHBA marrin tashmë, për shembull në rastin e fluturimeve transatlantike të dhënat e të gjithë pasagjerëve nga vendet e BE-së, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e kartës së kreditit.

Shumica ministrave të brendshëm evropianë duan ta fusin sistemin e transferimit të të dhënave për pasagjerët edhe për fluturimet brendaevropiane. Por Parlamenti Evropian deri tani e ka penguar këtë gjë për shkak të rezervave në lidhje me ruajtjen e privatësisë. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU) pas sulmeve të Parisit nuk ka më mirëkuptim për këtë rezistencë. Pas takimit të dielën në Paris, ai tha: "Kushdo që refuzon një marrëveshje evropiane për transferimin e të dhënave për pasagjerët, nuk e di se ç'po ndodh."

Sulme megjithë mbikëqyrjen

Frankreich verstärkte Sicherheitsmaßnahmen 11.01.2015
Fotografi: Getty Images/P. Aventurier

Por kritikët argumentojnë se autoritetet franceze i kishin të gjitha informatat relevante në lidhje me vrasësit, por sulmet nuk mundën t'i pengonin. Liberalët dhe Të Gjelbërit në Parlamentin Evropian ankohen gjithashtu se shtetet anëtare po i përdorin tani sulmet e Parisit duke u përpjekur për të miratuar ligje më të rrepta, që në rrethana normale nuk do të kishin asnjë shans.

Europdeputeti i gjelbër gjerman Jan-Philipp Albrecht thotë se dyshon që mbikëqyrja masive është mjet i përshtatshëm për të penguar vepra të tilla. Kurse kryetari i grupit parlamentar të liberalëve në Parlamentin e Evropës

Guy Verhofstadt shkruante në faqen e internetit të këtij grupi se thirrja për ruajtjen e të dhënave për pasagjerët është si refleks i Pavllovit. Eurodeputeti belg mendon se të dhëna për qytetarët mblidhen mjaft, por probleme ka me këmbimin e tyre dhe këmbimi i tyre duhet të bëhet më mirë. Ai shkruan se ne duhet ta ruajmë lirinë si nga terroristët që duan ta shkatërrojnë, edhe nga zbrazja e lirisë nga brenda. Kurse Sophie in't Veld nga grupi parlamentar i liberalëve në Parlamentin e Evropës, që merret me të dhënave e pasagjerëve, tha asnjë të drejtë shtesë pa masa për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kontrolle në zonën Shengen?

Një rrezik të veçantë përbëjnë të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Evropian të Policisë Europol ka rreth 3000 qytetarë të BE-së që luftojnë apo kanë luftuar për milicinë e "Shtetit Islamik". Shqetësimi është se ata pas kthimit të tyre mund të kryejnë sulme në Evropë. Shërbimet sekrete i kanë ata nën mbikëqyrje të posaçme. Që tani Policia dhe Forcat e Shërbimit Kufitar mund të të hyjnë në "Sistemin Informativ Shengen" për të identifikuar xhihadistët e mundshëm dhe për t'i parandaluara ata që të shkojnë në Siri ose Irak. Ministrat e Brendshëm duan që në të ardhmen në këtë sistem informativ të regjistrohet edhe kur një islamist i dyshuar që është shtetas i BE-së, kthehet në Evropë nga një vend si Siria. Po ashtu bashkëpunimi me vendet e tranzitit, si p.sh. Turqia duhet të përmirësohet.

Grenze Italien Schweiz Meyrin
Fotografi: Fabrice Coffrini/AFP/Getty Images

Ministri i Brendshëm spanjoll Jorge Fernández Díaz dëshiron që në vendet e Shengenit të futen kontrolle të caktuara kufitare. Fernández Díaz tha për gazetën spanjolle "El Pais" se e sheh si një problem që qindra militantë islamikë kanë mundësi të lëvizin lirisht brenda vendeve Shengen. Disa dispozita të marrëveshjes Shengen duhet që të ndryshohet, por ato nuk do ta kufizojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes, tha Fernández Díaz.