1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austri - Gjermani: BE ta mbёshtesё Ballkanin Perёndimor

15 Korrik 2017

Presidenti i Gjermanisё, Steinmeier zhvilloi vizitёn e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.

https://p.dw.com/p/2gaWy
Österreich Wien Bundespräsident Steinmeier und van der Bellen
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t'i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.

"BE-ja do tё bёnte mirё, qё t'u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve", tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё. Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier. Atij i ёshtё bёrё sё fundi e qartё, se "stabiliteti nё Bllkanin Perёndimor ёshtё i garantuar, nёse ruhet perspektiva europaine". Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё "vёmendje" tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.

Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan. BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemitn e refugjatёve.

Austria diskuton mbylljen e kufijve

"Kush e anashkalon Europёn nё zgjidhjen e domoshme aktuaisht, vepron me dritshkurtёsi, sipas mendimit tim", tha Steinmeier. Nёse kёrkohen ndryshime nё itinerarin e Mesdheut mё tё pёrdorur ktualisht prej  refugjatёve, mbetet gjithmonё ҁёshtja e menaxhimit konkret. Nё Austri ministri i Jashtёm Sebastian Kurz (ÖVP) mbёshtet kёrkesёn pёr mbylljen e itinerarit tё Mesdheut. "Eshtё evidente, qё refugjatёve qё vijnё nё Mesdhe ne duhet t'u japim arsye pёr tё qendruar nё atdheun e tyre", u shpreh Steinmeier duke bёrё thirrje pёr zgjidhje gjithёpёrfshirёse.

Van der Bellen u shpreh nё kontekstin e spekulimeve pёr njё mbyllje tё mundshme tё kalimit kufitar nё Brenero mes Austrisё dhe Italisё, qё kjo tё mos ekzagjerohet.  Masat e fundit tё qeverisё sё Vjenёs nё kёtё drejtim janё "masa tё pёrgatitjes teorike pёr njё rast ekstrem, qё nё fakt nuk ёshtё ende konkret.".Nё programin e Steinmeierit ishte edhe njё takim me kancelarin e Austrisё Christian Kern (SPÖ) si dhe njё bisedё me intelektualё, ku merrnin pjesё ndёr tё tjerё shkrimtari austriak Robert Menassedhe filozofi Konrad Paul Liessmann.

myk/jj (dpa)