1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austria në fushtatë elektorale

5 Tetor 2017

Sebastian Kurz e nxori nga gjendja e keqe Partinë Popullore Austriake dhe tani kandidon për kancelar.

https://p.dw.com/p/2lEHm
Österreich Sebastian Kurz
Fotografi: picture-alliance/ZUMAPRESS.com/P. Xu

Martin Engelberg kandidon për Partinë Popullore të Austrisë dhe po bën fushatë elektorale. Emri i tij është në listën e Sebastian Kurzit dhe partia konservatore popullore austriake kryeson anketimet. Shancet janë të mira që Martin Engelbergu të jetë së shpejti deputet në Parlament, bashkë me shpresën e madhe të partisë popullore austriake, Sebastian Kurz. Sipas Martin Engelbergut, "Sebastian Kurzi ka qenë ndoshta i pari politikan i lartë austriak që ka hyrë në bisedë me mua dhe me të cilin kemi shkëmbyer mendime. Një njeri që të krijon përshtypjen se të dëgjon dhe i pranon idetë që i japin."

Österreich Linz ÖVP wählt Sebastian Kurz zum Vorsitzenden
Fotografi: picture-alliance/dpa/APA/H. Punz

Vjena është në fazën e nxehtë elektorale dhe Sebastian Kurz si të tjerët organizojnë mitingje elektorale. Me planet e tij ai e nxori nga gjendja e keqe Partinë Popullore Austriake dhe shfuqizoi në pranverë drejtuesit e saj të vjetër. Lehtësime taksash, shkollim më të mirë, më pak të huaj – këto janë premtimet e tij. Por edhe brenda partisë ka zëra kritikë, që Kurzi është më i përqendruar tek personi i tij se sa te programi.

Erhard Busek, ish-zëvendëskacelar dhe anëtar i vjetër i kësaj partie, e sheh me kritikë përqëndrimin e luftës elektorale të konservatorëve vetëm te personi Sebastian Kurz: "Ky është një problem i përgjithshëm i politikës dhe i partisë popullore apo listës Kurz: cilat janë synimet e saj, cili është programi i saj i vërtetë; ka ende shumë pyetje të hapura."

Por shumë austriakë ëndërrojnë pas viteve të gjata të koalicionit të madh qeverisës dhe të kompromiseve, një dorë të fortë drejtuese dhe politikë të qartë. Sebastian Kurz, njeri me ambicie për pushtet e ka kuptuar këtë dhe po shfrytëzon momentin. Sebastian Kurz ka arritur që ai vetë të vendosë se kush do të hyjë në listën e deputetëve të partisë. Dhe në këtë listë janë përfshirë edhe shumë kandidartë pa parti, si Martin Engelberg.

Österreich Linz ÖVP wählt Sebastian Kurz zum Vorsitzenden
Fotografi: picture-alliance/dpa/APA/H. Punz

Shumë vetë janë çuditur që psikiatri dhe koleksionisti i apasionuar Engelberg kandidon për listën e Sebastian Kurzit. Sepse nuk përjashtohet që Kurzit t'i duhet të hyjë në koalicion me partinë populsite të djathtë FPÖ. Engelbergu i përket një familje hebreje dhe angazhohet për komunitetin hebre ne Vjenë prandaj mban vesh me kujdes, kur Kurzi thotë në miting: "Unë do të doja që ne të mos bëjmë koalicion me FPÖ dhe prandaj sa më tepër vota të marrim për Listen Kurz, aq më pak FPÖ do të ketë në qeverinë e ardhshme."