1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

6,4 milionë austriakë votojnë sot për parlamentin e ri.

15 Tetor 2017

6,4 milionë austriakë votojnë sot për parlamentin e ri. Në garë janë 16 parti.

https://p.dw.com/p/2lqnn
Österreich Wahlkampf
Fotografi: DW/B. Riegert

Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, shancet më të mira për të fituar zgjedhjet i ka kandidati i konservatorëve, Sebastian Kurz.

Kancalari aktual dhe shefi i social-demokratëve Christian Kern parashikohet sipas anketimeve që të zërë vendin e dytë. Për shkak të debateve të vazhdueshme për temat e imigrimit, islamizimit, refugjatëve dhe të mbrojtjes së kufirit gjatë fushatës zgjedhore në Austri, pritet që partia populiste e djathtë FPÖ me kandidatin e saj kryesor Heinz-Christian Strache të fitojë mjaft vota.

Islamizimi dhe imigrimi tema të fushatës

Sebastian Kurz, kandidati kryesor i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), tha gjatë fushatës elektorale se do t'i mbrojë më mirë kufijtë e vendit, do të luftojë islamizmin politik dhe ta kufizojë imigrimin. Partia opozitare Partia e Lirisë (FPÖ) propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPÖ, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhej nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz. Sipas Straches, Kurzit i mbërrijnë valët me vonesë, ai e kuptoi vite më pas FPë-së rëndësinë e disa temave si islamizimi dhe imigrimi.

Österreich Eyüp Sultan Moschee
Fotografi: picture-alliance/chromorange/E. Weingartner
Österreich Wahlkampf
Fotografi: DW/B. Riegert

Gjatë fushatës u publikua edhe një studim, në bazë të të cilit një në tre xhami në Vjenë punon në mënyrë aktive kundër integrimit të suksesshëm. Studimin e kishte porositur dhe e prezantoi kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz. Problemi në këtë studim: prej rreth 400 xhamive në Vjenë, për studimin u shfrytëzuan vetëm 16.  Bashkësia Islamike në Austri (IGGiÖ) reagoi menjëherë dhe në mënyrë jashtëzakonisht kritike: "Ne besojmë se bëhet fjalë për një studim të porositur, që ndjek synime politike: kallëzim publik të institucioneve myslimane dhe vënien në pikëpyetje të doktrinës së tyre. Me etikë shkencore, kjo porosi politike nuk ka asgjë të përbashkët", thuhet në një deklaratë të IGGGiÖ.