1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050909 EU-Außenminister Afghanistan

8 Shtator 2009

Shtohen kritikat ndërkombëtare ndaj Bundesverit për sulmin nga ajri të NATO-s në Afganistan. Si rrjedhojë e sulmit humbën jetën shumë civilë. Kritika pati edhe në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Stokholm.

https://p.dw.com/p/JTNn
Sulmi i NATO-s në Afganistan më 04.09.2009
Sulmi i NATO-s në Afganistan më 04.09.2009Fotografi: AP

Bundesveri gjerman (ushtria gjermane) pas sulmit të fundit në Kundus të Afganistanit po kritikohet edhe nga Bashkimi Evropian. Në Stokholm ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner foli për një gabim të madh. Secili mund ta stabilizojë tani Afganistanin, në qoftëse bashkëpunon me popullsinë dhe të mos e bombardojë atë. Ngjashëm u shpreh edhe ministri i Luksemburgut Jean Asselborn: "Në fakt unë nuk e kuptoj se si bombat mund të hidhen kaq thjesht dhe shpejt. Duhet të ketë rregulla edhe në NATO. Edhe kur vdes vetëm një civil, ky aksion është një aksion që nuk duhet të ndodhë. Çrregullime të tilla janë natyrisht fatale dhe të këqia për imazhin e NATO-s dhe për botën perëndimore.“

Ditën e premte (04.09) gjatë bombardimit ndaj kryengritësve, të cilët kishin rrëmyber dy autocisterna, sipas burimeve të ndryshme kanë humbur jetën edhe civilë. Bundesveri, i cili është i stacionuar në zonën e Kundusit dhe ka përgjegjësinë ushtarake në këtë zonë kishte kërkuar ndërhyrjen e forcave të NATO-s nga shqetësimi se autocisternat mund të shfrytëzoheshin për një sulm kamikaz në një nga bazat e Bundesverit, që ndodheshin aty afër.

Konsultimet në Stokholm lidhur me stabilizimin e Afganistanit nën hijen e ngjarjes në Kundus

Presidenca suedeze e rradhës së Bashkimit Evropian, pavarësisht nga kjo që ndodhi, është për një strategji të përbashkët ushtarake dhe civile të Afganistanit me bashkësinë ndërkombëtare. Ka shumë pak koordinim të ndërsjelltë për këtë dhe nga pala afgane mungon motivacioni dhe aftësitë. Ndërsa ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve më të fundit presidenciale në Afganistan, ministrat e jashtëm i relativizuan. Për ministrin francez Kouchner p.sh. është gati një sukses që mundënb të zhvillohen zgjedhjet në këtë vend. „Zgjedhjet ishin një sukses për popullin afgan, sepse në kulmin e një situate të tensionuar dhe pavarësisht kërcënimeve, afganët shkuan në zgjedhje. “

Komisarja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Waldner bëri thirrje për të rezistuar: „Ne e dimë që situata në Afganistan është shumë e vështirë. Por ne e dimë edhe se kemi përhkuar vetëm gjysmën e rrugës dhe duhet ta vazhdojmë atë më tej“.

"Kroacia më pranë BE-së"

Gazeta suedeze "Dagens Nyheter" boton artikullin "Kroacia më pranë BE-së.
Gazeta suedeze "Dagens Nyheter" boton artikullin "Kroacia më pranë BE-së.Fotografi: DW / A.Legovic

Ndërkaq, gjatë takimit me përfaqësuesit e tre vendeve kandidate për anëtarësim në BE: Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë u la të kuptohet një sensacion i vogël . Duket se Kroacia dhe anëtarja e BE-së Sllovenia janë në pra të zgjidhjes së shpejti të konfliktit për kufijtë e tyre, gjë që deri tani pengonte hyrjen e Krocisë në BE-. Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Samuel Zbogar, tha se për këtë nuk ka luajtur rol presioni i BE-së: “Më shumë për këtë ka luajtur rol kryeministrja e re e Kroacisë, e cila mban një qëndrim të ri. Unë besoj se për herë të parë gjatë këtij viti ne kemi punuar së bashku për një zgjidhje, prej së cilës përfitojnë të dyja palët."

Nëse të dyja palët bien vërtetë dakord, pas pak muajsh Kroacia ka mundësi të bëhet anëtare e BE-së."

Autor: Christoph Hasselbach / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora