1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Azilantët shtojnë numrin e të papunëve në Gjermani

Matthias Böllinger3 Gusht 2016

Refugjatët ndikojnë në shtimin e madh të numrit të të huajve që marrin ndihmë sociale në Gjermani. Priten pak ndryshime në të ardhmen pasi shumica e atyre që janë njohur si refugjatë nuk janë në gjendje për t'u punësuar.

https://p.dw.com/p/1JaVI
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vala e refugjatëve po fillon të pasqyrohet në statistikat e tregut të punës. Në prill 2016, rreth 1,5 milionë të huaj jetonin nga sigurimi social bazë, i njohur si Hartz IV, pra rreth 12 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në prill 2016 nga ndihma sociale jetonin rreth gjashtë milionë vetë. Prej tyre 4,5 milionë, ose rreth 75 për qind, janë qytetarët gjermanë. Një e katërta nuk ka pasaportë gjermane. Përgjegjës për rritjen e numrit të të huajve që marrin ndihmë sociale është sidomos numri i refugjatëve që u është njohur kërkesa për azil. Edhe pse në statistika nuk bëhen klasifikime se sa prej të huajve janë refugjatë, tregues për këtë është fakti se numri i atyre që vijnë nga "vende jo-evropiane që kanë të drejtë të kërkojnë azil", sikurse thuhet në zhargonin zyrtar, pothuajse është dyfishuar në vitin e kaluar - në më shumë se 400,000. Fjala është ndër të tjera për rreth 250.000 sirianë dhe rreth 16.000 eritreas. Pas nënshtetasve turq, sirianët përbëjnë grupin e dytë më të madh të personave që jetojnë me ndihmë sociale në Gjermani.

Deutschland Jobcenter Arbeitslose stehen Schlange in Gelsenkirchen
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Stratenschulte

Refugjatët nuk janë ende gati për tregun e punës

"Për ne, kjo nuk është ndonjë befasi," tha një zëdhënëse e Agjencisë Federale të Punësimit për DW-në. "Njerëzve u njihet gradualisht statusi i refugjatit dhe ata përfundojë në zyrat e punës". Në Gjermani azilkërkuesve u lejohet të punojnë vetëm pasi u njihet statusi i refugjatit. Prandaj ata regjistrohen në statistikat e punësimit vetëm pas njohjes së këtij statusi.

Në një periudhë afatshkurtër në këtë mes do të ketë pak ndryshime. Sepse shumica e atyre që janë njohur si refugjatë nuk janë në gjendje për t'u punësuar, sqaroi zëdhënësja. Ata duhet që së pari të mësojnë gjermanisht dhe të bëjnë kurse kualifikimi.

Rënie e numrit të marrësve klasikë të ndihmës sociale

Përveç refugjatëve ne krahasim me prillin 2015 është shtuar shumë edhe numri i shtetasve bullgarë dhe rumunë që marrin ndihmë sociale në Gjermani. Nga këto vende ka rreth 130.000 vetë që marrin ndihmë sociale në Gjermani.

Kurse numri i shtetasve nga Rusia apo Turqia që bëjnë pjesë ndër marrësit klasikë të ndihmave sociale, ka rënë me 9% përkatësisht me 10%. Po ashtu me 5% ka rënë edhe numri i shtetasve gjermanë që jetojnë prej ndihmës sociale.