1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300310 Champions League

31 Mars 2010

Bajerni i Mynihut i ruajti shanset për gjysmëfinalen e Champions League-s. Mbajtësi i numrit rekord të titujve kampion në Gjermani arriti një fitore 2:1 në ndeshjen e vajtjes së çerekfinaleve kundër Manchester United

https://p.dw.com/p/Miqw
Ivica Olic, djathtas, i Bajernit dhe Rio Ferdinand i MançesteritFotografi: AP

"Besoj se e dominuam lojën. Natyrisht që edhe Manchesteri pati raste. Sikur Wayne Rooney të realizonte shansin për të kaluar në pjesën e parë në avazntazh me rezultat 2:0, atëherë do të bëhej shumë e vështirë për ne. Por besoj se loja jonë ishte e kontrolluar dhe ne krijuam raste shënimi. Dhe gjithmonë kisha ndjenjën që do të shënonim një gol. Se do të shënonim edhe një të dytë këtë natyrisht nuk e mendoja", u shpreh kapiteni Mark van Bommel:

Niederlande Fußball Mark Van Bommel
Mark van BommelFotografi: AP

Ekipi anglez kaloi në epërsi që në minutën e dytë me anë të Wayne Rooney-t pas një gabimi të argjentinasit Martin Demichelis. Bavarezët ushtruan trysni në pjesën e dytë dhe barazuan në minutën e 77-të me anë të një goditjeje dënimi të devijuar të francezit Franck Ribery. Në kohën shtesë Ivica Olić shënoi golin e fitores së merituar.

"Sot e merituam në fund. Ishte një lojë shumë e mirë për mendimin tim. Bëra gol në minutën e fundit. Isha jashtë mase i lumtur. I gjithë ekipi ka luajtur shumë shumë mirë."

Fußball Bayern München Manchester United
Franck Ribery, djathtas, i Bajernit dhe Nani i MançesteritFotografi: AP

Bavarezëve iu mungonte në ndeshjen e 350-të për kupat e Evropës ylli i tyre i lënduar Arjen Robben. Ata shpresojnë që holandezi të aktivizohet në ndeshjen e kthimit të mërkurën e javës së ardhshme në Mançester.

Takimi i dytë i mbrëmshëm, dueli francez Olympique Lyon - Girondins Bordeaux, përfundoi 3:1.

Autor: Arnulf Boettcher/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica