1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni (gati) kampion, Herta ra në kategorinë e dytë

2 Maj 2010

Në bundesligën gjermane, Bajerni i Mynihut pas një fitoreje kundër skuadrës së Bohumit 3:1 e ka siguruar praktikisht fitoren e titullit kampion në kampionatin gjerman të futbollit.

https://p.dw.com/p/NCVa
Bajerni feston titullinFotografi: AP

Të tre golat për ekipin e bavarezëvë i shënoi Thomas Müller dhe i siguroi ekipit të tij mbetjen në vendin e parë të tabelës. Mirëpo titulli i kampionit një javë para se të përfundojë kampionati u bë i mundur pasi që ekipi i Shalkes humbi në fushën e vet nga Verderi i Bremenit me rezultat 0:2. Trajneri i Shalkes Felix Magath i uroi titullin Bajernit, por ishte shumë i zemëruar për shkak se në pjesën e parë të ndeshjes, referi nuk tregoi në pikën e bardhë, pas një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë të Mertesackerit kundër Höwedesit të Shalkes.

Bundesliga Spieltag 33 Bayern München Vfl Bochum Thomas Mueller
Thomas MüllerFotografi: AP
Felix Magath Schalke Bundesliga
Felix MagathFotografi: AP

Sidoqoftë, zyrtarisht Bajerni ende nuk është kampion, por përveç tri pikëve epërsi, ekipi nga Mynihu ka golavarazh më të mirë se Shalke me 17 gola më shumë. Trajneri i Bajernit Louis van Gaal pas fitores u shpreh i gëzuar: "E prisja që Shalke nuk do të fitonte. Kam ftuar dy vajzat, nipat... Është një mbrëmje shumë e bukur."

Verderi i Bremenit është në pozitën e tretë dhe ka më së shumti gjasa që të futet në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Nga kategoria e parë e Bundeligës ka rënë Herta e Berlinit, pas një barazimi 1:1 me Bajerin e Leverkuzenit. Ndërsa në javën e fundit Bohumi, Nyrembergu dhe Hanoveri do të vendosin se cila prej tyre do të bie në ligën e dytë. Në ndeshjet tjera të ditës së djeshme u shënuan këto rezultate.

Bundesliga Spieltag 33 Bayern München Vfl Bochum Louis van Gaal Thomas Mueller Flash-Galerie
Louis van Gaal dhe MüllerFotografi: AP

Shtutgart - Majnc 2:2;

Hanover - Mënhengladbah 6:1;

Hamburg - Nyremberg 4:0;

Frankfurt - Hofenhajm 1:2;

Këln - Frajburg 2:2 dhe

Dortmund - Volfsburg 1:1.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi