1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni në finalen e Ligës së Kampionëve

28 Prill 2010

Ekipi i Bajernit të Mynihut u kualifikua për në finalen e Ligës së Kampionëve. Olic shënon të tre golat.

https://p.dw.com/p/N8L2
Pas fitores, djemtë e Bajernit gëzojnë
Pas fitores, djemtë e Bajernit gëzojnëFotografi: AP

Ekipi gjerman rekord fitoi në ndeshjen kthyese me rezultatin e thellë 3:0 kundër ekipit francez Olympique Lyon. Të tre golat u shënuan nga Ivica Olic. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mynih pati përfunduar 1:0 për bavarezët. Trajneri i ekipt gjerman, holandezi Louis van Gaal nuk ve në dyshim suksesin e ekipit të tij:

" Bajerni mund të rrahë çdo ekip dhe për këtë arsye në e arritëm edhe këtu. Unë mendoj se ne kemi arritur një rezultat shumë të lartë".

Golshënuesi Ivica Olic
Golshënuesi Ivica OlicFotografi: AP

Ndërsa golshënuesi me tre gola në këtë ndeshje Olic u shpreh:

"Unë nuk e kam besuar që ne do të fitonim me tre gola. Kjo është fenomenale. Por ne këmi luajtur së bashku shumë mirë. Dhe kjo ishte edhe më e lehtë për mua, sepse unë kisha shumë mundësi që të tre golat duhet ti bëja".

Eufori e tifozëve të Bajernit
Eufori e tifozëve të BajernitFotografi: AP

Me këtë fitore, ekipi i Bajernit merr pjesë për të dhjetën herë në finalen e një Kupe të Europës, dhe për të tretën herë lufton për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Inter Milanit do të jetë kundërshtari i ekipit të Bajernit të Mynihut në finalen e Ligës së Kampionëve. Italianët humbën mbrëmë në ndeshjen me ekipin spanjoll të Barcelonës me rezultatin 0:1, por ndeshja e parë në Milano ishte në favor të tyre 3:1. Trajneri Jose Mourinho foli për "mundjen më të bukur" në karrierën e tij. Finalja do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin e Realit të Madridit.

Autor: Mimoza Cika -Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani