1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ballack kthehet bashkë me suksesin

23 Gusht 2010

Futboll-Bundesliga: Leverkuzeni mund Dortmundin Ekipi gjerman i femrave fiton titullin në Kampionatin Botëror të kanotazhit

https://p.dw.com/p/OuAf
Michael Ballack i Leverkusenit dhe Nuri Sahin i DortmunditFotografi: AP

Në ndeshjet e Bundesligës të zhvilluara ditën e dielë u arritën këto rezultate:

Borusia Dortmund - Bajer Leverkuzeni 0:2, Mainc 05 - Shtutgart 2:0.

Ndeshja mes Dortmundit dhe Leverkuzenit u ndoq me interes të veçantë, pasi pas kaq vitesh me Leverkuzenin luante dhe Michael Balack, kapiteni i kombëtares gjermane, i cili u kthye pas katër vjetësh të qëndrimit të tij në Angli si lojtar i Çelsit.

Në krye të tabelës së Bundesligës me tre pikë i shoqëruar edhe nga disa ekipe të tjera është Hofenhajmi, i cili shënoi katër gola në hapje të këtij sezoni.

Femrat gjermane kampione në kanotazh

BdT Deutschland Kanu WM in Duisburg
Fotografi: AP

Në Kampionatin Botëror të kanotazhit në Poznan të Polonisë ekipi gjerman i femrave ka fituar titullin. Fitueset e olimpiadës Nicole Reinhardt, Conny Wasmuth dhe Katrin Wagner- Augustin, si dhe Tina Dietze fituan medaljen e artë në garën 4 x 200, duke ia kaluar ekipeve të Hungarisë dhe Rusisë. Më parë ekipi i femrave fitoi medaljen e argjendtë në garën kajak katërsh në distancën 500 metra. Medalje të argjendtë mori edhe Ronald Rauhe në garën njëshe në distancën prej 200 metra.

Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica