1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liri e pjesshme mediash

1 Maj 2012

Shqipëria dhe Maqedonia zënë vendet e fundit ndër 115 vende të Europës Qendrore dhe Lindore lidhur me lirinë e mediave. Ndër vendet e Ballkanit me mire paraqiten Serbia dhe në Mali e Zi.

https://p.dw.com/p/14nWq
Fotografi: DW / Aida Cama

Raporti i Freedom House merr në shqyrtim vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore dhe e klasifikon atë si një rajon më “ liri të pjeshme të mediave”. Kriteret e vlerësimit të kësaj organizate në vlerësimit e saj për çdo rajon të botës janë kuadri ligjor, kontrolli i politikës dhe presioni ekonomik ndaj mediave të lira. Bazuar në këto kritere raporti i sapopublikuar vëren se në Europën Qëndrore dhe Lindore, rajon ku bën pjesë Shqipëria dhe vendet fqinjë, është shënuar një rënie e theksuar e lirisë në krahasim me një vit më parë.

Vendi i fundit në rajon klasifikohet Maqedonia kurse Shqipëria e parafundit. Sipas vlerësimive të Freedom House Shqipëria renditet në vendin e 51, Kosova në atë 49. Në gjendje më të mirë vlerësohet liria e shtypit në Bosnjë – Hercegovinë, që klasifikohet në vendin e 48-të. Më mirë paraqiten Mali i Zi dhe Serbia, që janë në vendin e 35-të. Në vend të fundit mbetet Maqedonia në vendin e 54-të.

Ndër 115 vende të Europës Qëndrore dhe Lindore që Freedom House ka skanuar këtë vit lidhur me lirinë e shtypit Serbia dhe Malin e Zi janë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.

Burime zyrtare nga Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë pohojnë se arsyet për këtë klasifikim te Shqipërisë nga Freedom House janë kontrolli i mediave nga politika, presioni ekonomik i qeverisë ndaj mediave kritike dhe statusi informal i gazetarëve.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama