1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban Ki Moon viziton Birmaninë

Musch-Borowska, Bernd / Rangun (NDR) neu22 Maj 2008

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon vizitoi të enjten (22.05) zonën e katastrofës së ciklonit në Birmani. Ban Ki Moon i bëri thirrje juntës ushtarake për më shumë bashkëpunim në ndihmat për viktimat.

https://p.dw.com/p/E4ZF
Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sëFotografi: AP

Ban Ki Moon u prit miqësisht në aeroportin ndërkombëtar të Rangunit nga ministri i jashtëm birmanez Nyanwin. Më pas Ban Ki Moon vizitoi rajonin si dhe Pagodën Shwedagon të dëmtuar prej ciklonit, ku ai përkujtoi viktimat.

BdT Myanmar Birma Zyklon Reperatur von Pagode in Rangun
Pgoda Schwedagon në RangunFotografi: AP


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha, se vjen në radhë të parë për të shprehur solidaritetin me popullin birmanez. Megjithatë gjatë bisedimeve me kryeministrin Thein Sein Sekretari i Përgjithhsëm i OKB-së ishte i qartë dhe kritikoi punën e çalë për dhënien e ndihmës për viktimat e katastrofës.


OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare janë të gatshme ta ndihmojnë Birmaninë, tha Ban Ki Moon. Ai shpreson, që qeveria në Mianmar, siç quhet zyrtarisht Birmania, do ta koordinojë ndihmën ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të mbërrijë sa më shpejt tek njerëzit në nevojë. Birmania nuk mund t´i bëjë ballë e vetme një katastrofe të tillë, tha Ban Ki Moon.


Sipas vlerësimeve të OKB-së vetëm një e treta e të mbijetuarve në deltën e lumit Irravady janë furnizuar me ndihma. Organizatat e ndihmës mendojnë, se rreth 2,5 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Më shumë se 1 milionë të tjerë kanë nevojë për ndihma urgjente.

Nach Zyklon in Birma, Überlebende erhalten Lebensmittel in Rangun
Të mbijetuar duke marrë ndihma në RangunFotografi: picture-alliance/ dpa


Në të kundërt junta ushtarake në Birmani është e mendimit, se tashmë më e ekqja është kapërcyer dhe se është mbyllur faza e ndihmës për katastrofën. Në mediet shtetërore thuhet, se tani duhet të nisë puna e rindërtimit.


Për këtë qëllim regjimi ushtarak të dielën (25.5.) ka ftuar për një konferencë donatorësh në Rangun. Deri sa të nisë konferenca duhet të jenë shmangur mosmarrëveshjet lidhur me ndihmat. Birke Herzbruch, është koordinatore e proejtktit të shëbrimit humanitar të Maltezëve në Rangun: “Ne kemi dëgjuar, që Mianmari e konsideron këtë si një konferencë të mirëfilltë donatorësh, prej nga pret të mblidhen para për rindërtimin e vendit. Por nga ana tjetër kemi dëgjuar, që OKB-ja ka më shumë në fokus aksesin për në zonat e katastrofës. Pra duhet pritur se për çfarë do të bihet dakord dhe nëse palët vërtetë do të arrijnë të bien dakord."


Nga Ban Ki Moon njerëzit presin shumë. Kjo është hera e parë që një Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së viziton Birmaninë qysh nga vitit 1964, kur vendi aziatikojugor u vendos nën diktaturën e juntës ushtarake. Të premten (23.5.) është planfikuar takimi me gjeneralin Than Shve. Kryetari i të ashtuquajturit Këshilli për Paqen dhe Zhvillimin, siç e quan atë junta ka miratuar takimin, pasi dy javë resht nuk ka pranuar të telefonojë me Ban Ki Moon-in. Për takimin me shefin e juntës Ban Ki Moon duhet të udhëtojë për në kryeqytetin e ri të vendit, Naypidav rreth 350 km larg rajonit të prekur nga cikloni.