1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111108 Präsidentschaftswahlen USA Obama

Anna Engelke11 Nëntor 2008

Në qendër të vëmendjes të bisedës kokë më kokë me presidentin Bush ishte gjendja ekonomike dhe politika e jashtme amerikane.

https://p.dw.com/p/FrUo
Barak Obama për vizitë tek presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë
Barak Obama për vizitë tek presidenti Bush në Shtëpinë e BardhëFotografi: AP

Nuk kuptohej mirë se me çfarë fjalësh i pritën presidenti Bush dhe bashkëshortja Laura, çiftin e ri që do të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse përshëndetja ishte tepër e përzemërt. Mishel Obama (Michelle Obama) kishte veshur një fustan të kuq me krahë të gjatë, ndërsa presidenti Bush dhe pasardhësi i tij, Barak Obama (Barack Obama) kishin vënë në këtë ditë historike kravata blu. Që kjo ditë ishte historike, janë të bindur edhe mediat amerikane.

"Në Shtëpinë e Bardhë që u ndërtua nga skllevërit zhvillohet takimi historik mes të presidentit të vjetër dhe atij të ri." Kështu u shpreh një drejtues lajmesh në televizion. Miqësisht Obama vuri disa herë dorën në supet e Xhorxh Bushit kur ata vazhduan udhën nëpër kolonat e Shtëpisë së Bardhë. Fillimisht aty hynë në zyrën presidenciale, e njohur me emrin zyra ovale. Obama ishte dje për herë të parë në zyrën ovale.

Gati një orë zgjati biseda kokë më kokë mes dy politikanëve. Zëdhënësja e Bushit, Dana Perino u shpreh se ky ka qenë një takim privat. Më pas ajo e vuri theksin tek specifika e takimit: "Që të dy bëjnë pjesë tashmë në një klub mjaft të vogël. Askush nga ne nuk mund ta kuptojë të jesh kryekomandanti i forcave të armatosura dhe president i vendit tonë të mrekullueshëm."


Sigurisht që në takim bëhet fjalë edhe për ekonominë tha Perino. Në deklaratat e Bushit dhe Obamës nuk gjendeshin fjalë për përmbajtjen e takimit. Thuhej vetëm se ishte një takim miqësor dhe konstruktiv. Lidhur me atmosferën mes Bushit dhe Obamës, zëdhënësja Perino u shpreh vetëm se ajo habitet gjithnjë e më shumë se si presidenti thjesht i lë pas debatet e ashpra gjatë fushatës presidenciale.

Në kohën që Bushi dhe Obama bisedonin në Shtëpinë e Bardhë, first lady, Laura Bush, i tregonte pasardhëses Mishel ambientet private të Shtëpisë së Bardhë me 132 dhomat e saj. Këtu bën pjesë edhe vizita në dhomat e fëmijëve, Malia dhe Sasha që prej 21 janarit do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.


Pastaj Bush i shoqëroi personalisht miqtë në limuzinën e zezë. Vizita e Obamës në Shtëpinë e Bardhë zgjati rreth dy orë.