1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim i ngushtë mes shërbimeve sekrete

Pandeli Pani22 Korrik 2013

Shërbimet sekrete gjermane e kanë forcuar kohët e fundit bashkëpunimin me NSA-në amerikane dhe përdorin një software spiun të homologëve të tyre amerikanë.

https://p.dw.com/p/19BTc
Fotografi: Reuters

Programi spiun përdoret si prej shërbimit sekret të jashtëm BND edhe prej organeve të Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës, njofton revista "Der Spiegel" duke u bazuar në disa dokumente sekrete të NSA-së. Me programin spiun "XKeyscorewerde" regjistrohet një sasi shumë e madhe të dhënash nga Gjermania në të cilat ka qasje edhe NSA. Programi mund të përcaktojë mbi bazën e të dhënave të lidhjeve në internet, se cilët fjalë përdorin perësona të caktuar në makinat e kërkimit në internet. Përveç kësaj, ajo mund të shihet, të paktën pjesërisht, edhe përmbajtja e mesazheve të dërguara përmes e-mailit dhe internetit.

Thellim i bashkëpunimit

Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, është pajisur me këtë software, "për të zgjeruar kapacitetet e tij dhe për të ndihmuar NSA në luftën e përbashkët kundër terrorizmit," citon revista "Der Spiegel" nga e dokumentet sekrete të NSA-së. BND-ja nga ana e saj duhet t'u mësojë punonjësve të shërbimit sekret të brendshëm se si përdoret ky program. Shërbimit sekret të jashtëm gjerman BND dhe Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk kanë dashur të japin sipas revistës "Der Spiegel" shpjegime për përdorimin e programit spiun. Gjithashtu edhe NSA-ja nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje.

Sipas raportit presidenti i BND-së Gerhard Schindler ka punuar me "zell" për të thelluar bashkëpunimin me NSA-në." BND ka punuar për të ndikuar ndaj qeverisë gjermane në mënyrë që ligjet për mbrojtjen e të dhënave të mos jenë në aspekt afatgjatë të forta, për të siguruar kështu mundësi më të mëdha për shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve të zbulimit," raportonin në janar disa punonjës të NSA-së.

Sicherheitsexperte Gerhard Schindler zukünftiger Chef des BND
Gerhard Schindler, presidenti i BND-sëFotografi: picture-alliance/dpa

Para dekonspirimit nga Snowden bashkëpunim i ngushtë

Sipas revistës "Der Spiegel" në fund të prillit në SHBA kishte qenë për vizitë në zyrat e NSA-së një delegacion i nivelit të lartë nga BND-ja i përbërë prej dymbëdhjetë anëtarësh.

Delegacioni pati takime me një sërë specialistësh për mbledhjen e të dhënave. Disa javë më vonë, ish-punonjësi i zbulimit amerikan Edward Snowden dekonspiroi programin e spiunazhit të NSA-së "Prizm", me të cilin mblidhen sasi jashtëzakonimsht të mëdha të dhënash prej lidhjeve në internet në mbarë botën, përfshi edhe Gjermaninë.